Ferati: Specialja s’e destabilizon vendin

Politika

Ferati: Specialja s’e destabilizon vendin

Më: 30 mars 2017 Në ora: 22:17
Sadri Ferati nga Lidhja Demokratike e Kosovës

Sadri Ferati nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se beson që puna e Gjykatës Speciale nuk do ta destabilizojë vendin.

Ai ka deklaruar se vendimi për të ka qenë i vështirë, por i domosdoshëm, si edhe mundësi e mirë për të pastruar luftën e shqiptarëve për liri..

“Gjykata Speciale është obligim i institucioneve të Kosovës. Por është edhe mundësi të dështmohet që Kosova asnjëherë nuk është pajtuar me krime. Po ashtu edhe të sqarohet që UCK-ja nuk kan qenë strukturë kriminale. Nuk e kemi pëlqyer vendimin për Specialen. Sepse të gjithë materialin për të e ka servuar prokuroria serbe. Shpresoj që puna e saj të mos e destabilizojë Kosovën. Sepse shumica e atyre njerëzve për të cilët flitet që mund të jenë të akuzuar nga kjo gjykatë kanë dhënë për këtë shtet. Unë dua të besoj që stabiliteti i shtetit nuk do të rrezikohet”.

Sa i përket demarkacionit dhe liberalizimit të vizave, Ferati ka theksuar se këto dy tema janë thellësisht të lidhura dhe të ndërvarura.

“Para se të votohet demarkacioni, nuk është temë liberalizimi i vizave. Unë dua të besoj në deklaratat se kështu do të ndodhë. Duhet të kuptohet drejtë që miqtë ndërkombëtarë nuk na gënjejnë. Deklarimet e fundit thonë se pas ratifikimit të demarkacionit do të ndodhë procedimi i liberalizimit të vizave”, tha ai në Zonën e Debatit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat