Thaçi: Gjykata Speciale ishte projekt ndërkombëtar

Politika

Thaçi: Gjykata Speciale ishte projekt ndërkombëtar

Më: 31 mars 2017 Në ora: 19:44
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova nuk ka asgjë për të fshehur

“Nuk ka hapësirë apo nevojë për ndonjë panik, sa i përket Gjykatës Speciale, unë mendoj se kjo gjykatë do të spastrojë gjërat nga akuzat e një bote false të prezantuara dhe të pretenduara ndaj luftës së Kosovës”, ka theksuar presidenti.

Thaçi, ka deklaruar se Serbia ka bërë gjenocid në Kosovë, por kryesit e këtij gjenocidi nuk janë dënuar ende. Sipas tij, disa prej kryerësve të krimeve janë pjesë e pjesë e pushtetit aktual në Beograd.

Thaçi në një intervistë për emisionin “Udhëve” të rtk-së, ka theksuar se Forcat e Armatosura të Kosovës do të bëhen me ndryshimet kushtetuese ose me ligj. “Nuk do të lejoj të mbesim pengë të Beogradit apo të disa individëve për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Askush nuk mund të na vejë veto për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, sepse ky është vullnet i dy milionë qytetarëve të Kosovës. Është e drejtë e jona kushtetuese, ligjore, historike dhe garanci për të ardhmen që të jemi pjesë e NATO-s”, ka thënë ai. Ai në këtë intervistë ka folur edhe për tema të tjera si për Gjykatën Speciale, për vrasjet e figurave publike dhe për situatën politike në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat