Ganimete Musliu kapet keq me Haki Abazin, për Sami Lushtakun!

Politika

Ganimete Musliu kapet keq me Haki Abazin, për Sami Lushtakun!

Më: 31 mars 2017 Në ora: 23:17
Ganimete Musliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar ashpër ndaj një shkrimi të analistit, Haki Abazi. Ky i fundit nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka propozuar tetë hapa, që sipas tij do të ndikonin në përmirësimin e pozitës në vend.

“Tregoni dikush analistit Haki Abazi qe Sami Lushtaku dhe Nexhat Demaku nuk jan denuar per korrupsion. #SamiLushtaku #NexhatDemaku #UÇK”, ka shkruar Musliu.

Image

Ndërsa, Abazi tregoi mënyrën se si të përmisohet gjendja në vend.

“Sot e kisha leshu Sami Lushtakun nga burgu sepse ai aty eshte dergu jo me u pergjigje per veprat por per me mbush kuoten se kinse po luftohet korrupcioni e krimi, ngjashem me ishkryetarin e Drenasit dhe rastet tjera. Klani Pronto duhet te shkoj para drejtesise per krimet politike dhe ekonomike- Une do t’i dorezoja me vullnet dhe do te propozoja Prof. Murat Jasharin per president te Kosoves”, ka shkruar Abazi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat