Politikanët e listës së zezë, “shqetësojnë” Ambasadorin Amerikan

Politika

Politikanët e listës së zezë, “shqetësojnë” Ambasadorin Amerikan

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 3 prill 2017 Në ora: 17:00
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie ditë më parë ka kërkuar që partitë politike në Kosovë,  duhet ti heqin njerëzit me aktakuza nga listat zgjedhore.Kjo për faktin se korrupsioni pengon zhvillimin demokratik dhe ekonomik të Kosovës, pengon investimet, nxit emigrimin, dhe dobëson besimin në institucionet publike. Rrethi politik, e komoenton në mënyra të ndryshme dekriminalizimin, përkatësisht sipas pozicionit që ata kanë.

Kështu, deputeti i PDK-së Bislim Zogaj, ka vlerësuar se kishte me qenë e rregullt që ata persona që kanë aktakuza, të hiqen nga lista zgjedhore, por jo ata që janë nën hetime.  “Nën hetime mund të jetë gjithkush për gjithçka, kurse ata që kanë aktakuza mund të dalin edhe të pafajshëm. Prandaj, mendoj që për shkak që t`i krijojnë mundësi drejtësisë, duhet të mos jenë në lista.Por, ky është vetëm mendim i imi, dhe nuk është mendim i partisë sepse për këtë çështje nuk e kemi diskutuar në parti”, ka thënë Zogaj.

Ndërsa, deputeti i VV-së Rexhep Selimi ka thënë,  se partitë në pushtet kanë në përbërje të tyre njerëz që kanë akuza për krim e korrupsion kurse Lëvizja Vetëvendosje ka njerëz me akuza të montuara politike për shkak të kunfërshtimit negociatave me Serbinë, për shkak të kundërshtimit të Zajednicës dhe Demarkacionit me Malin e Zi dhe për shkak të kundërshtimit të keq qeverisjes se qeverisë. 

“Pra, të akuzuarit për krime nuk mund të barazohen me të akuzuarit për rezistencë kundër Serbisë dhe keq qeverisjes. Pra, nuk mund të krahasohen ata të cilët janë pakrahasueshëm”, ka thënë Selimi. Edhe  deputetja e VV-së Shqipe Pantina ka vlerësuar, se skena politike e Kosovës është e kriminalizuar.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Marten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat