Shpërblim për kriminelët e lidhur me politikën

Politika

Shpërblim për kriminelët e lidhur me politikën

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 5 prill 2017 Në ora: 17:38
Kuvendi i Kosovës

Analisti politik Imer Mushkolaj, ka thënë se një nismë e tillë nuk duhet miratuar kurrsesi, sepse ata që kanë kryer vepra kriminale dhe janë ndëshkuar duhet ta vuajnë dënimin deri në fund. “Shkurtimi i dënimit të tyre do të thotë shpërblim për ta, shpërblim për krimet e kryera. Deputetët duhet të mos e votojnë në asnjë mënyrë një nismë të tillë, sepse është e dëmshme për qytetarët dhe shoqërinë në përgjithësi”, është shprehur  analisti politik Mushkolaj.

Ambasadori Britanik, Ruari O’Connell së fundmi  ka zbuluar së Kuvendi i Kosovës ka ndërrmarrë një nismë ligjore, për të shkurtuar dënimin e të dënuarve të fuqishëm.  Sipas njohësve të çështjeve politike një nismë e tillë, nuk duhet miratuar kurrsesi, sepse ata që kanë kryer vepra kriminale dhe që janë ndëshkuar, duhet ta vuajnë dënimin deri në fund.  Ata kanë vlerësuar, se deputetët duhet të mos e votojnë në asnjë mënyrë një nismë të tillë, kjo për faktin se shkurtimi i dënimit të tyre do të thotë shpërblim për krimet e kryera. Nga ana tjetër deputetë të Kuvendit të Kosovës miratojnë deklaratën e z.O’Connell, pasi jo të gjithë të dënuarit janë kriminel ordinerë. 

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu ka thënë se VV-ja e ka diskutur këtë amendament por nuk është marrë përkrahja e deputetëve të Kuvendit. 

“Ne kemi diskutuar këtë amendament edhe në subjektin tonë parlamentar dhe amendamenti në fjalë i propozuar nga deputeti Nait Hasani, nuk ka marrë përkrahjen e deputetëve të Kuvendit. Së pari për shkak të një arsyetimi, jo të bazuar, por dhe mënyra se si është propozuar është e përgjithshme dhe ka tendencë të faljes të kryerësve të veprave nga më të lehta, e deri tek ato të rënda, edhe atyre që janë dënuar për pedofili dhe recidivistëve, por edhe të tjerë që kanë kryer krime të rënda siç ishte rasti në Therandë, ku është ther me thikë 20 herë e ndjera nga bashkëshorti. Pra, amnistimi linear është shumë problem dhe unë nuk kam hasur një praktikë të tillë, përveç në disa vende skandinave. Kjo çështje është dashur të diskutohet paraprakisht në mënyrë, që të vijmë tek një zgjidhje e drejtë dhe jo kësisoj”, ka thënë deputetja e VV-së Haxhiu.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat