Hoxhaj i reagon Vuçiqit: Kundër ideve që synojnë rritjen e ndikimit rus

Politika

Hoxhaj i reagon Vuçiqit: Kundër ideve që synojnë rritjen e ndikimit rus

Më: 6 prill 2017 Në ora: 13:43
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka ripërsëritur qëndrimin e tij kundër tregut të përbashkët rajonal të ideuar nga Serbia.

Ai ka thënë se kjo ide është tendencë anti-evropiane për ta dominuar rajonin dhe për ta shtuar ndikimin e Rusisë në Ballkan. Hoxhaj ka deklaruar se Kosova është kundër një 'Jugosllavie të re' dhe se opsioni i vetëm për Kosovën është orientimi euroatlantik.

"Ideja e Serbisë për një treg të përbashkët rajonal është tendencë anti-europiane për ta çorientuar  dhe dominuar rajonin, si dhe zgjatur ndikimin e Rusisë. Kosova është kundër një ‘Jugosllavie të re’, model ky që ka dështuar në të kaluarën dhe ka rezultuar në luftëra të dhunshme. Opsioni i vetëm është orientimi euroatlantik", ka shkruar në Twitter kryediplomati Hoxhaj.

Deklarata e ministrit Hoxhaj dhe e Kryeministrit Mustafa kundër tregut të përbashkët rajonal vjen pas takimit të para tri javësh në Sarajevë, ku fillimisht Serbia e më pas vendet e tjera në rajon përfshirë edhe Shqipërinë po e mbështesin një ide të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat