Partitë politike “në luftë”, për zgjedhje të jashtëzakonshme

Politika

Partitë politike “në luftë”, për zgjedhje të jashtëzakonshme

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 7 prill 2017 Në ora: 17:55
Foto ilustrim

Zgjedhjet si ato të përgjithshme ashtu edhe komunale janë të përaktuara me ligj dhe me Kushtetutë. Mirëpo është bërë praktikë, që sa herë procese të caktuara ngecin dhe sa herë eksponentë politikë bëhen objekt hetimesh kërkohen zgjedhje të jashtëzakonshme. E njëjta gjë po ndodh aktualisht në Kosovë. Proceset si Demarkacioni, Asociacioni, Ushtria, bisedimet me Serbinë, Gjykata Speciale, kanë çuar në përplasje të partive politike.

Që në vitin 2015 është folur për zgjedhje të jashtëzakonshmë parlamentare, dhe sërish pas dy vitesh situata duket në pikën e njëjtë. Në fakt, nëse i referohemi punës së Kuvendit, i bie që  më mirë të mbahen zgjedhje të reja, pasi dështimet kanë qenë të shumta, por nëse ndalemi tek proceset për  të cilat duhet të firmosë Qeveria, për të plotësuar edhe kushtet për liberalizim të vizave, zgjedhjet parlamentare duhet të presin.

Nuk është vëtëm opozita që ka dalë publikisht me kërkesën për zgjedhje të jashtëzakonshme, por edhe mjaft deputetë nga koalicioni qeveritarë. Njohësit e rrethanave politike vlerësojnë se gjithçka po bëhet për të hedhur mjegull mbi Gjykatën Speciale, në mënyrë që të mos përqëndrohet vëmendja mbi të.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat