Pse po injorohen kundërshtuesit e Demarkacionit?

Politika

Pse po injorohen kundërshtuesit e Demarkacionit?

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 13 prill 2017 Në ora: 16:38
Foto ilustrim

Bashkimi Evropian në vijimësi ka theksuar se nuk do të ketë liberalizim të vizave për Kosovën pa u plotësuar edhe dy kriteret e fundit, përkatësisht pa u ratifikuar marrëveshja me Malin e Zi për Demarkacionin e kufirit dhe pa u dhënë rezultate që dëshmojnë luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. 

Në tetor të viti 2016, pati zëra se, Kuvendi i Kosovës do të përgatitej që  të miratonte një deklaratë politike, e cila do t’i bënte ftesë Bashkimit Evropian që t’ia heqë vizat Kosovës, me pretendimin se kriteret për liberalizim janë përmbushur.

Por si kundërpërgjigje në atë kohë erdhi raporti i Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogherini, në të cilin thuhej,  se nuk mund të ketë liberalizim të vizave për Kosovën pa përmbushjen e dy kritereve të fundit.

Por, për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, Kuvendit të Kosovës i nevojiten 80 vota, të cilat aktualisht nuk i ka, ngaqë marrëveshja po kundërshtohet nga tri partitë opozitare, si dhe nga  një numër icaktuar të deputetëve në pushtet. Pyetja shtrohet se çfarë i pengon partitë politike  që të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të zgjidhin çështjen e Demarkacionit, pa i falur tokë Malit të Zi. A thua se Kosova i përket vetëm një kampi politik dhe jo se është e të gjithëve.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat