Ironizon Bekim Haxhiu: Kamarieri i Anglisë, shitet më hero se familja Jashari

Politika

Ironizon Bekim Haxhiu: Kamarieri i Anglisë, shitet më hero se familja Jashari

Më: 13 prill 2017 Në ora: 22:06
Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu është i prirur t’i besoj demarkimit të kufirit të udhëhequr nga Murat Meha, që sipas tij, duhet të kaloj në Kuvend.

Ai këto komente i bëri në emisionin InfoBox, duke ironizuar madje edhe me kreun e Vetëvendosjes, Visar Ymeri, për siç thotë ai, se po bëhet më hero se familja Meha e Jashari.

“Nuk besoj që do të mund ta gjenim më kompetent, më të mirë në aspektin profesional se Murat Meha, e në aspektin kombëtarë dikë më kombëtarë se familja Meha… Mirë tani ne kemi edhe patriot më të mëdhenj se Mehajt e Jasharajt e Prekazit, por nuk besoj se ka të tillë. Tani po shfaqen disa të tillë, do kamariera të Anglisë”, tha ai.

Deputeti nuk është që të dërgohet në shtëpi qeveria Mustafa, por disa ministra, madje përmendi emrin e atij të shëndetësisë, Imet Rrahmani e ai i Sportit dhe Kulturës, Kujtim Shala.

“Kushdo që udhëheq me ministrinë e Shëndetësisë, ka me ba më mirë se ministri aktual… Nuk jemi të kënaqur në infrastrukturën sportive. Kam pritë shumë më shumë nga Kujtim Shala”, tha ai.

Haxhiu për mocionin, thotë se nuk mund ta rrëzoj qeverinë një subjekt me 5 deputetë, dhe shprehet optimist se ushtrinë do ta krijoj po kjo legjislaturë parlamentare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat