Gecaj thotë se opozita ka mbetur në lloç me të dy këmbët

Politika

Gecaj thotë se opozita ka mbetur në lloç me të dy këmbët

Më: 14 prill 2017 Në ora: 22:53
Bajram Gecaj

Në Qeveri paralajmërojnë se marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi mund të dërgohet në Kuvend gjatë këtij muaji. Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj ka thënë se që nga fillimi ka pasur thirrje nga përfaqësuesit ndërkombëtar që demarkacioni të kaloj sa më shpejt.

“Fatkeqësisht që nga fillimi kjo është shndërruar në një kauzë politike të Vetëvendosjes, apo opozitës në përgjithësi, në mënyrë që të përmbyset pushteti. Në fillim kanë hyrë në lojën e Vetëvendosjes, pra me mjetet e dhunës, është mirë që tash dy partitë tjera opozitare kanë dal nga ai sistem i dhunës, pra kanë filluar të reagojnë në mënyrë institucionale”, ka thënë Gecaj për RTV21.

Sipas tij, partitë opozitare kanë besuar se me këto dy marrëveshje do të mund të përmbyset qeveria, por tashmë kanë mbetur në lloç siç thotë ai me dy këmbë.

Gecaj theksoi se është e rëndësishme që kohët e fundit Lista Serbe ka dhënë sinjale pozitive, duke thënë se janë të gatshëm ta votojnë demarkacionin.

Derisa klasa politike të gjejë zgjidhje për ta përmbyllur çështjen e shumë përfolur demarkacionin, qytetarët vazhdojnë të presin në radhë të gjata para ambasadave në kërkim të lirisë së lëvizjes në zonën Shengen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat