Zyrtari i lartë tregon se me cilën parti do të bëjë koalicion LDK-ja në zgjedhjet e reja

Politika

Zyrtari i lartë tregon se me cilën parti do të bëjë koalicion LDK-ja në zgjedhjet e reja

Nga: Bota sot Më: 16 prill 2017 Në ora: 09:41
LDK

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëkohësisht kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, ka folur për zërat se koalicioni qeverisës LDK-PDK nuk po funksionon si duhet dhe se vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme

Haziri ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe pengesat për miratimin e marrëveshjeve të rëndësishme për vendin, janë iniciativë e partive opozitare.

Ai e ka pranuar se brenda koalicionit ka telashe, por kjo sipas tij, nuk do të thotë që vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

“Zgjedhje të jashtëzakonshme, zgjedhje të parakohshme, mocione mosbesimi, mosbesim publik ndaj vendimeve të shtetit, pengesa për ratifikimin e marrëveshjes, pengesa për liberalizimin e vizave etj., janë iniciativa të partive politike që janë në opozitë. LDK është në qeverisje me PDK-në dhe në të njejtën kohë e ka edhe rivalin më të madh politik. Që prej pasluftës ne jemi dy parti rivale, por asnjëherë nuk e kemi penguar njëra-tjetrën për interes të shtetit që të punojmë dhe bashkëpunojmë. Ky historik i bashkëpunimit është prej vitit 2002. Por, kjo nuk domethënë që nuk ka telashe brenda funksionimit të qeverisë, mirëpo jo ato që e çojnë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme për shkak të funsionimit të qeverisë. Qeveria ka funksionuar si kabinet qeveritar dhe si i tillë i atribuohet çdo ministri dhe anëtari të kabinetit”, ka deklaruar Haziri.

I pyetur nga gazeta se me cilën parti do të hynte LDK-ja në koalicion nëse mbahen zgjedhjet e reja, Lutfi Haziri, ka thënë se LDK është e hapur për koalicione ideologjike, por preferon ë koalicionet ideologjike të qendrës së djathtë.

“LDK është treguar vazhdimisht e hapur për koalicione ideologjike parazgjedhore dhe për absormimin e unifikimin e të gjitha strukturave të vjetra, të reja apo kategorin e grup njerëzish që dëshirojnë ta ndihmojnë Kosovën përmes LDK-së. Ne i kemi dyertë e hapura, por i favorizojmë koalicionet ideologjike të qendrës liberale, qendrës së djathtë dhe të atyre që dëshirojnë të japin kontrobut përmes LDK-së”, është shprehur nënkryetari i LDK-së./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat