Qeveria Mustafa “e marrë peng” nga skandalet e qeverive të kaluara

Politika

Qeveria Mustafa “e marrë peng” nga skandalet e qeverive të kaluara

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 17 prill 2017 Në ora: 17:31
Kabineti qeveritar

“Fatura  e skandaleve të mëhershme shumëvjeçare do të jetë gur i rëndë në qafën e qeverive edhe për disa mandate, sikur edhe të kemi qeverisje ideale, e lëre më, nëse, do të vazhdohet me qeveri të kushtëzuara, koalicionesh të arnuara, të cilat edhe në rrethanat më të mira, nuk janë forma e duhur e arritjes së suksesit”, ka thënë analisti politik, Skënder Zogaj.

Miliona euro i kanë kushtuar qeverisë aktuale, skandalet e qeverive paraprake. Kështu ka deklaruar vet Kryeministri Mustafa, gjatë në tubimi me qytetarë.  “Po paguajmë miliona, e dhjetra miliona të krijuara përpara, por për këtë duhet drejtësia ta jap verdiktin e vet”, ka deklaruar Kryeministri Isa Mustafa. 

Por, këto skandale të qeverive të kaluara për shkak të  të cilave Qeveria mund të ketë pësuar ngecje në punën e saj, mund t`i kushtojnë edhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e ardhshme.  

Në një prononcim për gazetën “Bota sot”, analisti Islam Krasniqi, ka deklaruar çdo dështim i kësaj qeverisje por edhe qeverive të kaluara do t’i faturohet LDK-së, së Isa Mustafës, dhe çdo skandal do t’i kushtoi partisë së tij.  

“Pa dyshim se në zgjedhjet e ardhshme LDK-ja, do të jetë në hendek, në shumë aspekte si pasojë e skandaleve të Qeverisë.  Kjo parti, e cila ka kapur gacën e nxehtë në dorë, për të arritur në pushtet  dhe asgjë nuk iu ka shkuar sipas planit të tyre. Zgjedhjet e ardhshme do të jenë një sfidë për LDK-në, sepse koalicioni qeverisës e ka djegur LDK-në dhe ka arritur ta përçarë edhe partinë brenda vetes, ku ka futur edhe urrejtjen mes tyre”, ka thënë Krasniqi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Marten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat