Pse policia, nuk e mohoi skemën e krimit të organizuar, brenda saj?

Politika

Pse policia, nuk e mohoi skemën e krimit të organizuar, brenda saj?

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 17 prill 2017 Në ora: 17:35
"Kjo është skema e krimit të organizuar brenda Policisë së Kosovës, e cila ka bërë që Kosova të shndërrohet në parajsë të krimit të organizuar dhe në vend tranzit të trafikimit", kishte shkruar Dardan Molliqaj.

Para pak ditësh Sekretari Organizativ Dardan Molliqaj,  ka tronditur opinionin publik me paraqitjen e skemës kriminale në Policinë e Shtetit. Sipas të njëjtit, ky intitucion është shndërruar në folenë e krimit të organizuar me mbështetjen e politikës.

Kjo situatë për qytetarët, sigurisht që është e rëndë, pasi Policia, është rregullatori që duhet të përcjellë besim tek ta. Por, më i rëndë  është fakti, se nëse të gjitha akuzat e ngrituara nga Molliqaj janë të vërteta dhe nga policia nuk ka asnjë reagim konkret. Në fakt reagim ka patur, por jo kundërshtues për të gjitha akuzat  e skemës së krimit të organizuar të paraqitur nga Molliqaj. Sipas Molliqajt, i pari i Drejtorisë së Përgjithshme, Shpend Maxhuni, përmes lidhjeve me PDK-në është zgjedhur drejtori i Policisë kundërligjshëm, kurse dhëndrri i tij, Kadri Arifi, dyshohet për vjedhjen e Dhomës së Dëshmive, duke qenë në atë kohë ndihmësdrejtor i shtyllës së hetimeve.

“Si zv/drejtor i Njësitit Anti-terror është i vendosur Luan Keka, bashkëshortja e të cilit ishte kandidate e PDK-së për deputete, kurse vetë ai është mik i Shefit te Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti”, shtoi Sekretari Molliqaj. Më tej ai ka treguar,  se drejtori i Departamentit të Operacioneve është miku i Elmi Reçicës, Rashit Qalaj, babai i të cilit ka qenë pjesë e partisë së Millosheviqit, ndërkaq, në krye të Drejtorisë së Krimeve Ekonomike është një ish-zyrtar tjetër i ShIK-ut, Emin Beqiri, për të cilin dihet publikisht se ishte vartës i Nazim Bllacës.

Mirëpo, Policia e shtetit, është mjaftuar me një deklaratë përgjithësuese, pa u ndalur një për një tek të gjitha akuzat.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Marten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat