Vulin: Jabllanoviq nuk e ka mbështetjen time për kryetar të Listës Serbe

Politika

Vulin: Jabllanoviq nuk e ka mbështetjen time për kryetar të Listës Serbe

Më: 17 prill 2017 Në ora: 20:12
Jabllanoviq

Ministri i punës dhe mirëqenies sociale, Aleksandr Vulin i ka komentuar tensionet e fundit në Listën Serbe.

Duke folur për kryetarin e ardhshëm të këtij subjekti, ai ka thënë se postin e kryetarit mund ta mbajë vetëm ai që e ka përkrahjen e Qeverisë serbe.

“Ai nuk mund të vendosë. Kush e ka mbësthetjen e Qeverisë së Serbisë për mua është kryetar i Listës Serbe. Unë nuk e mbështes Jabllanoviqin”, ka thënë Vulin.

Tensionet në Listën Serbe kanë ardhur pas dy kërkesave që janë dërguar në KQZ për ta marrë postin e kryetarit të këtij subjekti politik.

Ishte Slavko Simiq i pari që e dërgoi këreksën, për të pasuar pastaj Jabllanoviq.

Tensionet u rritën sidomos në njërën nga mbledhjet që i pati kjo parti në ambientet e Kuvendit të Kosovës, ku pati përplasje të ashpra ndërmjet anëtarëve.

Lista Serbe që deri më tani ka ekzistuar vetëm si iniciativë qytetare, pritet që shumë shpejt të miratohet nga KQZ si subjekt politik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat