Përçarja e Opozitës fuqizon mazhorancën

Politika

Përçarja e Opozitës fuqizon mazhorancën

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 18 prill 2017 Në ora: 16:59
Foto arkiv, Liderët opozitarë

“Vallë, shtrohet pyetja, a është kjo opozitë e mirëfilltë që do të duhej ta kishte vendi ynë? Duket qartë se pushteti, më saktësisht pozitës po i përshtatet kjo situatë e krijuar, duke mbajtur opozitën “të lidhur” për çështjet e lartëpërmendura dhe rrjedhimisht pozitë-opozitë po e mbajnë Kosovën të izoluar, ku korrupsioni dhe krimi i organizuar, edhe pas 17 viteve pas lufte ka arritur stadin më të lartë dhe më të sofistikuar deri më tani”, ka thënë Nexhmedin Mustafa.

Mocioni i nisur ditë më parë nga subjektet opozitare, po shihet si tentativa e fundit e tyre për rrëzimin e qeverisë. Muajt e njëjtë të vitit të kaluar, u përshkuan me protesta të opozitës, e cila kërkonte rrëzimin e qeverisë dhe kundërshtimin e Asociacionit dhe Demarkacionit. 

Njohësit e çështjeve politike, konsiderojnë se mundësinë për mocion, opozita e kishte edhe para një viti. Në këtë mënyrë, sipas analistëve, opozita do të të kombinonte protestat masive qytetare dhe  mocionin në parlament. 

Zv/ Ministri në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal Bajram Gecaj ka thënë, se janë të kënaqur përderisa shohin opozitën duke  përdorë mjete institucionale. Sipas tij, i vetmi objektiv i opozitës që nga fillimi i këtij mandati ka qenë preokupimi i tyre me rrëzimin e qeverisë, fillimisht me të gjitha mjetet, duke përfshirë edhe dhunën primitive.  “Tani atyre nuk u ka mbetur shumë pos të vazhdojnë të tentojnë. Por, në zgjedhje do të shkojmë vetëm nëse këtë e dëshirojnë LDK dhe ose PDK”, është shprehur Gecaj.

Deputeti i VV-së Faton Topalli ka thënë,  se gjërat duhen thënë ashtu si janë. Lëvizja Vetëvendosje nuk ka nisur mocion mosbesimi ndaj Qeverisë. Ai ka thënë,  se këtë e ka bërë Nisma për Kosovën, prandaj si Lëvizje Vetëvendosje janë deklaruar se do të mbështesin çfarëdo iniciative për rrëzimin e qeverisë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Merkuren në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat