Zgjedhjet e jashtëzakonshme, e kthejnë pas Kosovën

Politika

Zgjedhjet e jashtëzakonshme, e kthejnë pas Kosovën

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 18 prill 2017 Në ora: 17:00
Foto ilustrim

Mospajtimet e pozitës dhe opozitës, kanë rezultuar që Kosova të hyjë  në një krizë politike. Marrëveshjet si demarkacionit, asociacioni kanë sjellur përqarje jo vetëm pozitë dhe opozitë por edhe në mes vetë zyrtarëve të pozitës. Për një marrëveshje të mundshme për këto çështje, partitë politike kanë mbajtur edhe takime, mirëpo pa ndonjë zgjidhje.  Gjersa, pozitë e opozitë nuk janë duke gjetur një gjuhë të përbashkët, njëra nga partitë opozitare tashmë ka shprehur qëndrimin e saj të cilët kërkojnë një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Kosovës.   

Duke folur për “Bota sot” partitë opozitare tregojnë, se  vetëm zgjedhjet  e parakohshme janë rrugëdalje e krizës politike që ka ardhur si pasojë e marrëveshjeve politike. Kurse, analistët politikë pohojnë të kundërtën, sipas tyre zgjedhjet nuk janë zgjidhje.  Ndërsa, zgjedhjet si rrugëdalje të krizës politike nuk i shohin vetëm partitë opozitare, por edhe disa deputetë të pozitës.

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka thënë se për të dalë nga kjo gjendje vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Hasani pohon, se nëse nuk do të mbahen zgjedhjet atëherë do të ketë pasoja të rënda në vend. “Për të dalë nga kjo gjendje vendi duhet të shkojë në zgjedhje, nëse nuk shkon në zgjedhje do të kemi një krizë politike, e cila do të ketë pasoja të rënda politike për vendin” shprehet Hasani për “Bota sot”. 

Ndërsa sipas partisë më të madhe opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, problemi qëndron tek dy partitë më të mëdha, pra LDK dhe PDK. Zyrtari për media në selinë e Vetëvendosjes, Shkodran Hoti thotë se dy partitë nuk kanë arritur të zgjidhin ndonjë çështje që është me interes për vendin.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Merkuren në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat