Skenari i PDK –së, për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme

Politika

Skenari i PDK –së, për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 19 prill 2017 Në ora: 16:42
Foto arkiv

Problemet në funksionimin  e koalicionit LDK –PDK , sa vijnë e bëhen më të dukshme. PDK –ja pasi, ka realizuar qëllimet e saj dhe pasi i ka ngecur në dorë proceset e nxehta LDK –së, po këmbëngul për zgjedhje. Madje, fajtorë për këtë situatë bëjnë Kryeministrin Isa Mustafa dhe LDK –në, pasi sipas tyre proceset që kanë prodhuar krizë, e kanë ngecjen tek LDK –ja.

Duke iu referuar Demarkacionit, i cili është edhe kusht për liberalizimin e  vizave, PDK –ja akuzon hapur LDK –në, se po bëhen pengesë që Demarkacioni të mos kalojë në Kuvend. Duke patur parasysh zërat kundër versionit aktual të Demarkacionit, që vijnë nga LDK –ja, deputetë nga PDK –ja, nuk kanë nguruar që të bëjnë përgjegjës LDK –në, për situatën e krijuar.

Por, analizuar me detaje, duket se shqetësim i PDK –së, nuk janë kundërshtitë që vijnë nga LDK –ja për Demarkacionin, por halli i tyre është që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe për të gjitha proceset e bllokuara të bëjnë fajtorë LDK –në, në mënyrë që ta përdorin si kartë në fushatë elektorale për të fituar zgjedhjet. Kështu që deputetë të caktuar nga PDK –ja, por kërkojnë rrëzimin e  Qeverisë Mustafa me pretekstin se e njëjta ka dështuar. Zyrtarisht deri më tani, kundër kësaj Qeverie, janë deklaruar  deputetët Shukri Buja, Nait Hasani, Shaip Muja si dhe  edhe Raif Qela i Lëvizjes për Bashkim që është pjesë e Grupit Parlamentar të PDK-së. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat