Berisha-Shala: Deputetët po bëjnë fushatë në Kuvend me secilën pikë

Politika

Berisha-Shala: Deputetët po bëjnë fushatë në Kuvend me secilën pikë

Më: 19 prill 2017 Në ora: 19:12
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Berisha-Shala

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Berisha-Shala ka thënë se debati i djeshëm për Planin e Punës së Kuvendit të Kosovës është zhvilluar në frymën e fushatës zgjedhore.

“Zgjedhjet lokale janë në vjeshtë e ato parlamentare në vitin 2018. Ky debat i djeshëm ka nuanca të zgjedhjeve”.

Berisha-Shala ka treguar edhe për procedurat që duhet ndjekur për Planin e Punës së Kuvendit.

“Paraprakisht Qeveria e dorëzon në Kuvend strategjinë legjislative të saj dhe më pastaj ajo shkon në komisione ku edhe diskutohet dhe aty të gjithë deputetët kanë mundësinë të japin propozime. Pastaj Komisionet përderisa nuk e kanë miratuar Planin e Punës, nuk mund të sillet në seancë”.

Deputetja Berisha-Shala ka thënë poashtu se “secilën pikë që është në Kuvend deputetet e shfrytëzojnë për fushatë zgjedhore”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat