Karrigia e Isa Mustafës, intrigon Kadri Veselin

Politika

Karrigia e Isa Mustafës, intrigon Kadri Veselin

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 20 prill 2017 Në ora: 17:06
Mustafa e Veseli

Derisa Kosovën po e presin çështje të rëndësishme si Demarkacioni, liberalizimi i vizave dhe formimi i ushtrisë, brenda koalicionit qeverisës LDK-PDK po shtohen zërat për zgjedhje të jashtëzakonshme. Fillimisht brenda Partisë Demokratike të Kosovës, për mbajtjen e tyre është shprehur deputeti Shukri Buja dhe Nait Hasani, ndërsa së fundmi të njëjtin mendim e ka ndarë edhe deputeti tjetër i saj, Bislim Zogaj. 

Ata janë shprehur kundër vazhdimit të qeverisjes së kryeministrit Mustafa, duke u rreshtuar pranë opozitës, e cila ka nisur një mocion për rrëzimin e kësaj Qeverie.  Duke folur në lidhje me këtë në një prononcim për “Bota sot”, deputeti i PDK-së, Shukri Buja, ka thënë se ai që nga tetori i vitit të kaluar, është pro shkuarjes në shtëpi të Qeverisë dhe të kryeministrit Mustafa. 

Ai ka konfirmuar,  se përkrah mocionet, të cilat janë në drejtim të këtij synimi, por nuk e përkrah atë nëse ajo është vetëm lojë politike.  “Unë e kam dhënë vërejtjen që mocioni të mos jetë një lojë politike, e cila mund t’ia zgjasë jetën këtij koalicioni apo kësaj Qeverie, sepse në rast se nuk përgatitet mirë ky mocion dhe nuk ka përkrahjen e mjaftueshme, atëherë do t’i zgjatet jeta kësaj qeverie edhe për 90 ditë, në bazë të procedurave dhe rregullave ekzistuese.

Prandaj, duhet të jemi të kujdesshëm në këtë mocion dhe do të shohim nëse vërtetë ky mocion është nisur me bazën për ta rrëzuar këtë Qeveri, apo është vetëm një lojë politike, sa për të përfituar poena politik”, është shprehur deputeti Buja. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat