Gjini: Ik o Kryeministër, se na turpërove!

Politika

Gjini: Ik o Kryeministër, se na turpërove!

Më: 20 prill 2017 Në ora: 19:20
Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka reaguar ndaj emërimit të Ivan Todosijeviqit ministër i Administratës së Pushtetit Lokal,  duke thënë se kryeministri i Kosovës nuk po mund të emërojë ministra e as t’i shkarkojë ata pa lejen e Serbisë

Përmes një postimi në Facebook, emërimin e Todosijeviqit ministër në Qeverinë e Kosovës, Gjini e ka cilësuar turp të madh, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Gjinit:

“Se Kosova nuk ka kryeministër e as qeveri u vërtetua edhe sot.

Kryeministri i Kosovës nuk po mund as të emërojë ministra e as t’i shkarkojë ata pa leje të Serbisë. Aq më tepër, Vuciq po ia shkarkon ministrat.

Turp më të madh nuk mund të përballojë Kosova. Kështu nuk ka qenë as në kohën e UNMIK.

Ik o Kryeministër se na turpërove. Kosova nuk i ka borgj lëkurës sate”./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat