Analistët: Largimi i Ahmetit, fatal për Vetëvendosjen

Politika

Analistët: Largimi i Ahmetit, fatal për Vetëvendosjen

Më: 20 prill 2017 Në ora: 20:46
Shpend Ahmeti

Deputeti i VV-së, Albin Kurti, në seancën e djeshme plenare ka kritikuar ashpër korporatën ”Devollëve”, duke potencuar se me pasurinë e tyre ata kanë krijuar monopolin ekonomik në vend.

Por, kohë më parë i pari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pati qenë në një udhëtiim në Mal të zi dhe si pasojë u shenjestrua nga një varg kritikash se pse u gjend në Jahtin e Devollëve.

Analisti politik, Blerim Burjani, konceptin e Vetvendosjes e sheh si një subjekt tejet të mbyllur, kur ka tema me shkarkesa negative, siç është rasti i Ahmetit me Devollët.
Ai tha se ky subjekt politik brenda për brenda saj dominohet nga një grup ekstrem i cili shtrin ndikimin e vet brenda Vetvendojes.

Gjithashtu edhe analisti politik, Ardian Megjani, tha se largimi eventual i Ahmetit nga Lëvizja Vetvendosje mund ta dëmonte shumë këtë subjekt politik.
Megjani e potencoj se pikërisht ardhja e Ahmetit e ka forcuar këtë subjekt politik që ta fitonte Komunën e Prishtinës.iqeni kroniken e plote.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat