Haziri: Isa Mustafa përsëri bartës i listës zgjedhore

Politika

Haziri: Isa Mustafa përsëri bartës i listës zgjedhore

Më: 20 prill 2017 Në ora: 23:34
Lutfi Haziri dhe Isa Mustafa

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të jetë sërish bartës i listës zgjedhore në zgjedhjet e ardhshme.

Haziri ka treguar se brenda LDK zgjedhje të brendshme nuk do të ketë deri në tetorin e ardhshëm.

Këto komente Haziri i ka bërë në Zonën e Debatit.

“Kështu që ne nuk kemi plan që të organizojmë zgjedhje të jashtëzakonshme brenda LDK-së”. “Është kryeministri në detyrë, kryetar aktual dhe i përket atij të marrë vendim individual nëse do të përballet me zgjedhje ose jo”.

Haziri ka thënë se partia e tij ka qenë e para që e ka vendosur standardin e votës së fshehtë, ndërsa ka thënë LDK formulën e unifikimit e garanton me rikthimin e bindshëm si parti e parë në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat