Rusia tenton të ndërhyjë në punën e institucioneve të Kosovës

Politika

Rusia tenton të ndërhyjë në punën e institucioneve të Kosovës

Dafina Xhemaj Nga Dafina Xhemaj Më 21 prill 2017 Në ora: 18:22
Ura e Mitrovicës

Agjenturat e huaja, e kanë gjetur mënyrën se si t’i shtrijnë rrënjët e tyre në Kosovë.  Një ndër është edhe agjentura ruse, përfaqësuesit e të cilës, herë herë nuk ngurojnë të përfshihen në punët e Kosovës, madje  në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kështu, pak ditë më parë, Andrej Lisovoj, shef i Zyrës diplomatike ruse në Kosovë,  në mes  të  tjerash, ka thënë se Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë, duhet të themelohet sa më shpejt,  që është e mundur me mirëbesim në mes të palëve dhe  se  bashkëpunimi mes komunave në Kosovë nuk duhet të politizohet. 

Këtë deklaratë ai e ka bërë në konferencën  “Bashkëpunimi në mes të komunave”, në Mitrovicë.  Në rrethanat, kur Rusia nuk e njeh shtetin e Kosovës, si dhe lobon kundër njohjes së Kosovës, pyeytja shtrohet se sa mund të merren parasysh deklaratat e një zyrtari rus?

Qeveria fajëson listën serbe

Ndërkaq,  Qeveria, fajtore për zvarritjen e procesit të Asociacionit, bën listën serbe, e cila së fundmi i është kthyer institucioneve. Këshillitari politik i Kryeministrit  Faton Abdullahu, ka sqaruar se nuk kanë mundur që  të vazhdojmë me këtë proces tash sa kohë, për shkak se përfaqësuesit e komunitetit serb patën zgjedhur të mos ishin  aktiv në institucionet qeverisëse. Sipas tij. kjo e ka dëmtuar dhe  stagnuar drejtpërsëdrejti këtë proces të rëndësishëm. 

Abdullahu, ka treguar se Kryeministri Mustafa, më herët e ka ftuar listën serbe, që t’i kthehet institucioneve të Kosovës dhe bashkë me ta  të fillohej nga puna në këtë projekt. Por, sipas Abdullahut,  duket se ata nën ndikimin e qendrave të tjera jashtë Kosovës, nuk  e kanë  kuptuar seriozitetin dhe konstruktivitetin e qasjes së Qeverisë së Kosovës në këtë drejtim. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat