Parapolitika si pjesë e sistemit të drejtësisë

Politika

Parapolitika si pjesë e sistemit të drejtësisë

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 21 prill 2017 Në ora: 18:31
ilustrim

Matja e peshores së drejtësisë me standarte të shumëfishta, ka ndikuar në mozbardhjen e qindra rasteve të rënda, si ato të vrasje politike ashtu në rastet e korrupsionit. E gjitha kjo ka ndodhur si shkak i lidhjeve kriminale politikë –drejtësi.

Gjithnjë flitet për kriminelë që janë bërë pjesë e politikës, por aspak më ndryshe nuk është situata edhe në sistemin e drejtësisë, e cila deri më tani, fatkeqësisht i ka rehabilituar kriminelët e politikës. 

Dhe s’ka si  të ndodhë ndryshe, përderisa ka  ende gjyqtarë dhe prokurorë që janë të emëruar nga politika. Në pjesën më të madhe të rasteve ,  njerëzit e inkriminuar  që i përkasin sistemit të drejtësisë kanë shpëtuar pa u lagur dhe pa u prekur nga peshorja e drtejtësisë. 

Kur janë ndjerë seriozisht të rreazikuar, ata ose kanë kërkuar ndihmën e politikës, ose kanë dhënë dorëheqje,  duke nisur më pas punë si avokat. Thënë ndryshe, të njëjtët kanë mbetur sërish pjesë e sistemit të drejtësisë. 

Pyetja shtrohet përse heshtet, ndërsa   njerëzit e inkriminuar që janë apo kanë qenë pjesë e këtij sistemi, shpëtojnë dhe ia hedhin drejtësisë dhe pse për këta njerëz gjykata e sheh me një sy tjetër ndarjen e drejtësisë?   

Në fakt, në të gjitha raportet e progresit, sundimi i ligjit është vlerësuar si pika më e dobët e sistemit në Kosovë. Legjislacioni i aprovuar në Kuvend i jep gjyqësorit autonomi të plotë,  por struktura kadrovike e tij në të shumtën e rasteve  është e tillë,  që për leverdi  personale dhe grupore,  i shkelin ligjet, pikërisht ata që do të duhej t’i zbatojnë me përpikmëri,  ose aplikojnë standarde të dyfishta në interpretimin e tyre. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat