‘Çartet’ Kamishi, ja si reagon pas dënimit me 200 euro nga Gjykata

Politika

‘Çartet’ Kamishi, ja si reagon pas dënimit me 200 euro nga Gjykata

Më: 21 prill 2017 Në ora: 21:59
Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar për gjobën 200-euroshe që Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shqiptuar për mosparaqitje në gjykatë në cilësinë e dëshmitarit në rastin e deputetëve të VV-së për hedhje të gazit në Kuvendin e Kosovës.

I mllefosur, Haxhiu ka shkruar në Facebook se me përgjegjësi të lartë deklaron se ai nuk ka pranuar asnjë ftesë apo njoftim nga gjykata për rastin në fjalë.

Ai ka thënë se po të pranonte një ftesë të tillë do të paraqitej dhe do ta respektonte ftesën e gjykatës.

Ai me këtë rast ka kërkuar nga gjykata që ta dëshmojë pranimin e ftesës që thotë se i është dërguar Haxhiut

Reagimi i plotë:

Sot nëpërmjet medieve u njoftova se qenkam dëshmitar në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj deputetit Albin Kurti dhe se Gjykata Themelore në Prishtinë më paska shqiptuar masë ndëshkuese prej 200 Euro, në cilësinë e dëshmitarit për mos respektim të ftesës së Gjykatës.

Me përgjegjësi të lartë deklaroj se unë nuk kam pranuar asnjë ftesë, thirrje apo njoftim nga Gjykata Themelore e Prishtinës për rastin në fjalë. Sepse po ta pranoja një ftesë të tillë, sigurisht se do t’i përgjigjesha ftesës së Gjykatës.

Prandaj, kërkoj nga Gjykata të dëshmoj pranimin e ftesës nga ana ime dhe datën kur unë paskam marrë këtë ftesë për Gjykatë në cilësinë e dëshmitarit, sepse unë asnjëherë nuk kam pranuar një të tillë dhe si rrjedhoj nuk kam pasur si ta di se jam dëshmitarë në rastin e cekur sot nga Gjykata.

Po e shtroj vetëm një pyetje:

Pse Gjykatësi Kolludra ka shqiptuar dënimin prej 200 Euro, ndaj meje, Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit për mospjesëmarrje për të dëshmuar për këtë rast në gjykatë, por jo edhe ndaj deputetëve tjerë që kanë qenë në atë mbledhje të Kuvendit të Kosovës.
Gjykata duhet të respektoj Ligjin e Procedurës Penale dhe dispozita ligjore për thirrje të dëshmitarëve dhe për neglizhencë të saj, mos të tentoj të bëj balance me vendime gjyqësore, të cila duhet të jenë të drejta, të pa anëshme dhe transparente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat