Serbia e tmerruar, e 2017–s

Politika

Serbia e tmerruar, e 2017–s

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 23 prill 2017 Në ora: 16:03
Kriminelët serbë gjatë masakrave dhe sulmeve ndaj shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë

Pasojat e masakrave gjenocidale që ka kryer ndaj popullatës civile në Kosovë, vijojnë ta ndjekin Serbinë hap pas hapi. Një drejtësi ende e pazyrtarizuar, por që ka mijëra e mijëra fakte, do të jetë kurthi i vërtetë i shtetit serb.

Një pjesë e politikanëve drejtues të Serbisë,  janë përfolur, si inicues të masakrave në Kosovë dhe duke qenë të tillë, janë përfshirë nga tmerri dhe fundi që i prêt. Mjaftojnë vetëm deklarata për të vërejtuar panikun në të cilin ndodhen, por një gjë është e sigurtë, se drejtësisë nuk do t’i shpëtojnë një ditë. Nëse  do munden ti shpëtojnë drejtësisë ndërkombëtare, do të jetë drejtësia vendore, ajo që do të rrahë çekanin për burgosjen e kriminelëve serb.

E rëndësishme është se frika në të cilën ndodhen zyrtarët serbë, tregon njëherësh edhe pranimin e krimeve që ata kanë kryer në Kosovë. Janë dashur disa deklarata nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Presidenti I Kosovës Hashim Thaçi, për krijimin e Shqipërisë së Madhe,  për të vënë në lëvizje reagimet e zyrtarëve serbë. Madje me reagimet  e tyre kanë  tejkaluar çdo kufi, duke akuzuar edhe ndërkombëtarët për furnizimin të Kosovës me armë.

Duke luajtur kartën se po iu dhimbsen serbët e Kosovës, zyrtarët serbë në nivel qëndror dhe lokalë, kanë vijuar propagandat histerike, në mënyrë që të mbulojnë krimet  e tyre. Duke luajtur rolin e viktimës, ata janë paraqitur në publik, si të shqetësuar për jetën e serbëve në Kosovë. Kështu, deklaratat, Thaçi-Rama, janë përdorur për propagandë edhe nga drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovës në Serbi, Marko Gjuriq.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat