PDK-ja, në kërkim të të larguarve

Politika

PDK-ja, në kërkim të të larguarve

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 24 prill 2017 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Partisë Demokratike të udhëhequr nga Kryekuvendari Kadri Veseli, duket se  i  shkon për shtat,  mbajtja sa më e shpejtë e zgjedhjeve nacionale, edhe pse në mënyrë të parakohshme.

Duke dashur të arrijë qëllimet e saj, në kurriz të partnerit qeveritarë, LDK –së, ajo po ndërmerr hapa për të siguruar një paraqitje dinjitoze në zgjedhjet parlamentare. 

Përgatitja për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare nga PDK –ja,  ka nisur prej kohësh dhe kreu i saj Kadri Veseli, ka lënë mënjanë postin e kryekuvendarit, duke zhvilluar takime me banorë në zona të ndryshme të Kosovës.

Por, shfrytëzimi i postit, si kryetar i Kuvendit, për fushatë elektorale, duket se nuk i mjafton PDK –së. Edhe pse ditët e fundit  janë trumbetuar figura të reja në PDK, kjo e fundit, duket se është ende e dobët për të kërtkuar fitoren në zgjedhje. Risjellim në vëmendje se PDK –ja mori goditje para disa vitesh me largimin e disa figurave kyçe, si Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi,  të cilët formuan një parti të re.

Në këtë mënyrë, themelimi i një partie të re, nga dy kundërshtarët e PDK-së, që dikur ishin pjesë e partisë dhe mbështetja e ish kreut të PDK –së,  Hashim Thaçi, për themelimin e një gjykate speciale për krime lufte, duket që edhe sot ka lënë gjurmë të dukshme në mbështetjen e partisë qeverisëse.

Dy të larguarit nga PDK-ja, Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi, themeluan një parti të re politike “Nismën për Kosovën”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Marten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat