Media austriake shkruan për sanksionet që BE duhet të marrë ndaj Maqedonisë, kjo është frika më e madhe e Ivanovit e Gruevskit

Politika

Media austriake shkruan për sanksionet që BE duhet të marrë ndaj Maqedonisë, kjo është frika më e madhe e Ivanovit e Gruevskit

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 24 prill 2017 Në ora: 20:04
Për javë të tëra mijëra maqedonas janë në rrugë për të protestuar kundër futjes së shqipes si gjuhë zyrtare. Në sfond fjala është për të qëndruar në pushtet sektori qeveritar

Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov është marionetë e ish kryeministrit Nikola Gruevski, i cili po e dërgon vendin në kaos dhe larg BE dhe NATO, shkruan fillimisht “Der Standard”.

Ai e kritikon BE si “impotente dhe të pafuqishme”. Kohët e “Pax Americana” mbi Ballkanin janë çështje e kaluar. Prej në një 1 mars presidenti Ivanov heziton të mandatojë liderin social-demokrat Zoran Zaev për të krijuar qeverinë, përkundër që ai ka shumicën sëbashku me partitë shqiptare. Me këtë metodë ai vepron si militant partiak dhe shpërdoron rregullat demokratike. Me këtë juristi 56 vjeçar dhe profesori universitar i teorisë politike në Shkup duhet të dijë domethënien e respektimit të ligjeve. Para një muaji komisioneri europian, Johannes Hahn udhëtoi drejt Shkupit për të bindur presidentin. Megjithatë Ivanovi hezitoi bile të takohet me të. Gjithashtu presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk udhëtoi pa sukses drejt Shkupit. Ivanov theksoi se nuk do zmbrapset nga vendimi. Prej javësh përditë ka protesta nga mbështetësit e OBRM për të parandaluar ndryshimin e qeverisë. Arsyeja kryesore: Ndaj udhëheqësisë kryesore të anëtarëve qeveritar, por edhe kundër zyrtarëve ka 16 hetime të hapura nga Prokuroria Speciale.

Frika nga burgu

Frika e elitës politike të deritanishme është e madhe mos përfundojnë në burg. Politikani Ivanov është kthyer në plotësuesin e dëshirave të ish kryeministrit Nikola Gruevski, ndaj të cilit ka hetime të hapura dhe që mban postin e shefit të OBRM. Mbështetja ai ka nga qeveria e Moskës, nga shumica e mediave dhe shumë OJQ. OBRM ka krijuar një narrativë, që të ndalohet krijimi i qeverisë nga LSDM me shpresë që të shpëtohet shteti. Për këtë është krijuar një armik “Platforma shqiptare”, që gjoja është kundër interesave të vendit. Në fakt partitë shqiptarë të Maqedonisë janë takuar në Tiranë pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit 2016 për të konstruktuar kërkesat e përbashkëta në qeverinë e ardhshme. Përveç kërkesës së zyrtarizimit të gjuhës shqipe - që e flasin rreth një të katërtat e banorëve - shqiptarët duhet të përmenden si komb shtetformues në Kushtetutë dhe që të hapet diskutimi për flamurin, himnin dhe stemën që të reflektojë “multi-etnicitetin” e vendit. Social demokrati Zoran Zaev ka premtuar për zgjerimin e të drejtave të gjuhës shqipe, por ndryshimi i flamurit ose himnit janë jashtë tryezës. Por strategjia e OBRM është lehtë e kuptueshme: Sepse protestat kundër “Platformës së Tiranës” kanë filluar javë më vonë pas takimit në Tiranë, pikërisht atëherë kur opozita ishte e gatshme për krijimin e qeverisë.

Jo-stabiliteti i zgjeruar

Rezultati i barabartë i zgjedhjeve dhe fakti që nuk mund të krijohet qeveria e re, e bën situatën gjithmonë e më jo-stabile. Pak kohë më parë Gjorgje Ivanov e kërcënoi liderin Zoran Zaev se mund të përfundojë në burg. Kuptimi i shtetit ligjor nga Ivanovi nuk është e re: Përpara një viti ai amnestoi 56 politikanë dhe punëtorë për të mbrojtur klikën e pushtetit. Vetëm pas presioneve të shumanshme amnestia u tërhoq nga presidenti. Durimi i BE dhe SHBA, që merren me zgjidhjen e krizës politike prej dy vitesh, është drejt fundit. Shtetet e BE duhet të shpallin sankcione kundër Ivanovit dhe Gruevskit - por Hungaria dhe Polonia janë kundër. E mundshme do të ishte vetëm të bllokoheshin paratë e BE dhe që Parlamenti i Europës të tërheq perspektivën europiane./Bota sot

Vërejtje: Para pak ditësh gazeta kombëtare “Bota sot” paralajmëroi se Bashkimi Europian përgatit sankcione ekonomike ndaj Maqedonisë. Tani ky lajm bëhet gjithmonë e më konkret edhe nga media austriake “Der Standard”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat