Gecaj: Nëse shkojmë në zgjedhje nuk kemi liberalizim

Politika

Gecaj: Nëse shkojmë në zgjedhje nuk kemi liberalizim

Më: 24 prill 2017 Në ora: 20:19
Bajram Gecaj

Partneri i PDK’së në koalicion Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se nuk i frikësohet shkuarjes në zgjedhje të parakohshme.

Sipas këshilltarit të Kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj, Demarkacioni nuk do të duhej ta qonte vendin ne zgjedhje.

‘Nëse dikush dëshiron ta përdor pretekst çështjen e demarkacionit për me shku në zgjedhje është çështje tjetër. Por unë personalisht besoj që çështja e Demarkacionit nuk duhet të na çojë në zgjedhje”, tha Gecaj për televizionin publik.

Thotë se shkuarja në zgjedhje shtyn liberalizimin e vizave.

“Nëse shkojmë në zgjedhje nuk kemi me pas liberalizim të vizave, pra nuk ka me pas mundësi të kalojë Demarkacioni dhe nuk e dimë se çka ndodh pas zgjedhjeve”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat