“Qeveria rrëzohet të shtunën”, këshilltari i Kryeministrit tregon të vërteten

Politika

“Qeveria rrëzohet të shtunën”, këshilltari i Kryeministrit tregon të vërteten

Nga: G.B Më: 24 prill 2017 Në ora: 22:52
Kabineti Qeveritar

Ka kohë që janë kërkuar zgjedhjet e parakohshme dhe madje janë dhënë edhe data se kur do të mbahen ato.

Së fundmi opozita ka nisur edhe mocionin për rrëzimin e Qeverisë, e madje në media është raportuar se Qeveria do të rrëzohet të shtunën, ndërsa që zgjedhjet do të mbahen me 4 qershor.

Lidhur me këtë, zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka mohuar se do të ndodhë një gjë e tillë.

“Ashtu po flitet që nga fillimi i këtij mandati”, ka thënë Gecaj.

Duke komentuar datën e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve, që është thënë se do të jetë 4 qershori, këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa ka thënë se ata nuk e kanë përmendur një datë të tillë dhe nuk e di nëse do të mbahen sivjet zgjedhjet e parakohshme.

“Nuk e di a do të mbahen zgjedhjet. Ne nuk e kemi përmendur atë datë”, ka deklaruar Gecaj për gazetën “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat