Zhvatja e pushtetit nuk njeh kufij

Politika

Zhvatja e pushtetit nuk njeh kufij

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 25 prill 2017 Në ora: 16:59
Foto ilustrim nga "Bota sot"

"Ligji për zgjedhje e ndalon përdorimin e shumicës së resurseve të shtetit. Përjashtim për zyrtarët e lartë është transporti dhe siguria. Poashtu, secila parti obligohet të deklaroi financat dhe shpenzimet. Nga lajmet e publikuara në Mediat e transmetuara, të shkruara dhe elektronike; 2 partitë e mëdha kanë shpenzuar mbi €10.000 euro nga fondet e tyre partiake - pa llogaritur fondet e shtetit”, ka thënë Seremb Gjergji për “Bota sot”. 

Edhe pse nuk është bërë ende hapja e fushatës zgjedhore e madje as nuk është caktuar ndonjë datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale, partitë politike në vend kanë filluar që të mbajnë takime të ndryshme me elektoratin e tyre zgjedhor.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli është akuzuar së fundi nga opozita se fushatën po e bënë me para të buxhetit të shtetit. Ai është parë nëpër takime të ndryshme me qytetarë e po ashtu edhe me video inçizime të cilat i ngjajnë frymës elektorale, duke braktisur si të thuash, postin e Kryekuvendarit. Njëjtë po veprojnë edhe liderë të tjerë politik që njëherësh mbajnë edhe poste shtetërore. 

Në këto rrethana shtrohet pyetja,  se me çfarë fondesh zhvillohet kjo fushatë elektorale, pasi dihet ligjërisht se si shkojnë këto procedura? A ekziston mundësia e shpërdorimit të buxhetit të institucioneve të caktuara, për interes partiak dhe personal?  Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë, për “Bota sot , se vetëm pasi që të shpallen zgjedhjet ndahet fondi për fushatën zgjedhore.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Merkuren në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat