Kosova “të presë”duart e gjata të Serbisë

Politika

Kosova “të presë”duart e gjata të Serbisë

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 25 prill 2017 Në ora: 16:59
Foto arkiv, Udhëheqësit e Listës serbe

Njohësit e çështjeve politike kanë vlerësuar, se komuniteti serb në Kosovë është tërësisht i manipuluar nga Beogradi zyrtar, përfshirë këtu edhe “Listën serbe” dhe nëpërmjet përfaqësuesve të “listës serbe”. Sipas tyre, Beogradi zyrtar edhe po mbanë peng ecjen përpara të Kosovës zhvillimin e saj në çdo sferë.

Marrëveshja e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për krijimin e Asociacionit të komunava me shumicë serbe, rrezikon Kosovën që të shkojë drejt "bosnjëzimit" .
Ndërkohë, liderët politik në Kosovë vazhdimisht mbajnë qytetarët nën presion e tension, duke mbjellë një pasiguri të gjithëmbarshme qytetare, meqë kjo marrëveshje nënkupton edhe shkrirjen e subjektivitetit të Kosovës dhe fuqizimin e rolit të Serbisë brenda Kosovës. 

Njohësit e çështjeve politike kanë vlerësuar, se komuniteti serb në Kosovë është tërësisht i manipuluar nga Beogradi zyrtar, përfshirë këtu edhe “Listën serbe” dhe nëpërmjet përfaqësuesve të “listës serbe”. Sipas tyre, Beogradi zyrtar edhe po mbanë peng ecjen përpara të Kosovës zhvillimin e saj në çdo sferë.

Zv/ Ministri në Ministrinë e Administrit të Pushtetit Lokal Bajram Gecaj, ka thënë se  zyrtarët në Qeveri shumë shpejt do të bisedojnë me Listën Serbe, sepse pavarësisht rrezikut, Kosova nuk do të bonjëzohet kurrë.

“Besoj se shumë shpejt do të bisedojmë posaçërisht tani kur është emëruar ministri i ri i MAPL, Ivan Todosijeviq. Me këtë rast dua të them që pavarisht rrezikut që përflitet, Kosova nuk do të bosnjëzohet kurrë. Sepse Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe nuk do të jetë pushtet i tretë” është shprehur Gecaj.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Merkuren në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat