Paralajmërimi i rrezikshëm: Ekstradimi i Haradinajt në Serbi, destabilizon Kosovën dhe Ballkanin

Politika

Paralajmërimi i rrezikshëm: Ekstradimi i Haradinajt në Serbi, destabilizon Kosovën dhe Ballkanin

Nga: P.R Më: 25 prill 2017 Në ora: 18:14
Ramush Haradinaj, Colmar, Francë

Pal Lekaj, shef i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një postimi në facebook ka shkruar se nëse Ramush Haradinaj ekstradohet në Serbia atëherë Kosova dhe Ballkani do të destabilizoheshin.

“Ekstradimi ish-Kryeministrit Ramush Haradinaj në Serbi, nënkupton destabilizim të Kosovës e Ballkanit - Kjo nuk është në favor të asnjë komuniteti. Paralajmërimi i deputetit, Daut Haradinaj nuk ka qenë i drejtuar kundër asnjë komuniteti që jeton në Kosovë. Ai reagim ka qenë vetëm një paralajmërim se dikush po tenton me nxit diçka jo të mirë në Kosovë, përmes rastit të ish-Kryeministrit, Ramush Haradinaj në Francë”, ka shkruar Lekaj, përcjellë “Bota sot”.

Sipas Lekajt, qytetarët serb të Kosovës nuk duhet të lejojnë të bijën pre e lojërave të Serbisë, e të përdoren për qëllime të Beogradit zyrtarë. 

“Askush me shumë se Ramushi nuk është angazhuar që të integrohen komunitetet në jetën institucionale të Kosovës. Prandaj zërat dhe intrigat e tipit të "kallëzimit penal" siç paskan paralajmëruar disa "përfaqësues të shoqërisë civile nga komuniteti serbë" kundër deputetit, Daut Haradinaj nuk janë asgjë më shumë se tendencë e dikujt për t'i rikthyer në pikën zero të arriturat në procesin e integrimit të këtij komuniteti në Kosovë. Leni lojërat që nxisin urrejtje, e merruni me angazhime që e rregullojnë jetën e qytetarëve tuaj në Kosovë”, ka shkruar Lekaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat