Martti Ahtisaasri: Kosova ta vazhdojë dialogun me Serbinë

Politika

Martti Ahtisaasri: Kosova ta vazhdojë dialogun me Serbinë

Më: 26 prill 2017 Në ora: 10:28
Ish i dërguari i posaçëm i OKB-së për statusin e Kosovës, Martti Ahtissari

Ish i dërguari i posaçëm i OKB-së për statusin e Kosovës, Martti Ahtissari, ka thënë se dialogu i Kosovës me Serbinë duhet të vazhdojë.

“Mos humbisni kohë dhe vazhdojeni dialogun me Serbinë – vetëm kështu mund të krijohet stabilitet në vend”.

“Dialogu nuk duhet të shpërfillet”.

Këto komente Ahtisasri i ka bërë përmes një videomesazhi në seminarin e organizuar nga Ambasada e Finlandës për 100 vjetorin e Finlandës.

“Marrëdhënie të mira duhet të keni edhe me shtetet tjera fqinje”.

“Të gjitha palët duhet të diskutojnë me njëra-tjetrën, zgjidhje të qëndrueshme mund të gjinden vetëm nëse diskutojmë bashkë”.

Për të pasur një shtet stabil, Ahtisaari ka thënë se rëndësi duhet ti jepet edhe sundimit të ligjit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat