Media botërore: Fronti i Luftës së Ftohtë është në Ballkan, loja cinike e Putinit dhe mbrojtja e shteteve aleate të perëndimit

Politika

Media botërore: Fronti i Luftës së Ftohtë është në Ballkan, loja cinike e Putinit dhe mbrojtja e shteteve aleate të perëndimit

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 26 prill 2017 Në ora: 12:30
Rusia ka bazë spiunimi në Nish, jugun e Serbisë ku monitoron aktivitetet perëndimore në rajon. Moska mohon spiunazhin dhe thekson se baza përdoret për evitimin e fatkeqësive natyrore.

Linja dhe fronti i Luftës së Ftohtë ruse është në Ballkan. Serbia është epiqendra e agjendës anti-amerikane të Rusisë, e cila përpiqet të destabilizojë shtetet pro-perëndimore me aspirata në NATO dhe BE, shkruan David Philips për “Huffingtonpost”.

Serbia është aleate historike e Rusisë. Ata kanë lidhje të thella kulturore. Rusia kundërshtoi ashpër intervenimin e NATO gjatë 1999. Presidenti Aleksandër Vucic takoi muajin e kaluar presidentin Vladimir Putin, i cili i premtoi gjashtë aeroplanë MiG 29, me raketa moderne, radarë dhe sistem komunikimi, ashtu si tanke dhe autoblinda. Serbia gjithashtu ka marrë sistemi anti-ajror BUK dhe S-300.

Rusia ka bazë spiunimi në Nish, jugun e Serbisë ku monitoron aktivitetet perëndimore në rajon. Moska mohon spiunazhin dhe thekson se baza përdoret për evitimin e fatkeqësive natyrore.

Serbët në anën tjetër janë pro marrëdhënieve të thelluara me Rusinë dhe dy të tretat e tyre e shohin NATO si kërcënim. Edhe pse perëndimi ka investuar katër herë më shumë, serbët e shohin Rusinë si partner të parë komercial.

Rusia ofron tensione në Kosovë, e cila është pikë e rrezikshme pas shpalljes së pavarësisë në 2008. Në janar Beogradi lëshoi për udhëtim trenin provokativ të prodhuar nga Rusia, drejt Kosovës. Në tren shkruhej mes tjerash se “Kosova është Serbi.” Pasi ai u ndal nga njësitë speciale të Kosovës, autoritetet serbe kërcënuan me ndërhyrje ushtarake.

Serbët e Kosovës ndërtuan një mur në veri të lumit Ibër duke kërkuar të ndajnë qytetin. Në mur ishin ngjitur afishe me fotografinë e Putinit. Ngjashëm Rusia ka shtuar prezencën mediatike në rajon duke propaganduar kundër NATO. Sputnik-u ka një zyrë satelitore në Beograd.

Rusia gjithashtu nxit konflikt në Bosnjë. Në nëntor, Rusia mbështeti referendumin kontravers të serbëve të Bosnjës për ndarje. Bosnja është thellësisht e ndarë dhe Republika Srpska lëviz drejt pavarësisë.

Në Maqedoni, Rusia taktikisht mbështet partinë udhëheqëse OBRM të Nikola Gruevskit, që gradualisht është kthyer në anti-amerikane dhe anti-BE. Maqedonia përndryshe është qendra e “Fake News”.

Mali i Zi është një territor tjetër. Autoritetet arrestuan 20 agjentë serbë që kishin përgatitur Grusht shteti në zgjedhjet e tetorit 2016. Mali i Zi akuzoi Rusinë si e përfshirë në akcion.

Aleatët e SHBA në rajon shpotiten.

Mali i Zi pritet të bëhet anëtare e NATO në samitin e ardhshëm.

Kosova kërkon mbështetje për të krijuar ushtrinë e armatosur dhe asistentë për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm.

Shqipëria ofron rritjen e operacioneve të NATO dhe përpjekjet për kundër terrorizmit.

Kroacia, anëtare e NATO do blejë aeroplanë nga perëndimi si kundërpeshë e armatimit serb. Kroacia refuzoi asistencën ruse për në bregdetin Adriatik.

Bosnja ka rikonfirmuar anëtarësimin në NATO, por mohohet nga serbët e Bosnjës që janë nën kontroll të Beogradit. Bosnja refuzoi “marrëveshjen e mirëkuptimit” me Rusinë për akcionet kundër fatkeqësive natyrore.

Putini në mënyrë cinike sheh interesat e veta për të shtrirë ndikimin mbi Ballkanin. Ai solidarizohet me sllavët dhe ortodoksët dhe bën pak për shtimin e ndikimit rus. Për Putinin, Ballkani përfaqëson një rajon të pambrojtur mirë nga Perëndimi dhe i pjekur për ndërhyrje.

SHBA duhet të reagojë nga agresioni rus me intensifikimin e kontakteve ekonomike dhe diplomatike. Kjo mund të ndihmojë stabilizimin e shteteve fragjile në Ballkan përmes bashkëpunimit dhe të ndalojë ekstremizmin e dhunshëm dhe anti-terrorist.

Shumica e ballkanasve janë pro-amerikanë dhe shpërndajnë vlera europiane. SHBA dhe BE mund të përballojnë me efektshmëri sfidën e Rusisë nëpërmjet angazhimit më të gjerë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat