Meta: Vendimi i PDK për të shkuar në zgjedhje është politik

Politika

Meta: Vendimi i PDK për të shkuar në zgjedhje është politik

Më: 26 prill 2017 Në ora: 21:48
Bardhyl Meta

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bardhyl Meta, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të merret më seriozisht me anarkinë brenda Grupit Parlamentar, pasi është e palejueshme që kjo të ndodhë.

“Në LDK ka shumë liberalizëm. As në Gjermani, as në Britani të Madhe, nuk lejohet një anarki kaq e madhe si kjo që po i ndodhë Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo gjë nuk lejohet, në asnjë parti serioze”.

Ai ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës do ta çojë vendin në zgjedhje për arsye të veta, ndërsa ka përjashtuar mundësinë, që në rast se kemi zgjedhje, pas tyre do të ketë një përsëritje të VLAN-it.

“Vendimi i PDK për të shkuar në zgjedhje është politik dhe nuk është në të mirë të liberalizimit të vizave. Nëse kanë interes për të shkuar në zgjedhje atë nuk e ndal dot asgjë. Por duhet që partnerët të merren vesh për datën e zgjedhjeve”.

“Kosova nuk ka nevoje për një reprizë të VLAN-it. Mendoj që zgjedhjet, kurdo që të ndodhin, do të na japin një pasqyrë të re. Do të vijë koha që vija të kuqe do të kenë individët, që në asnjë koalicion nuk do të mund të marrin pjesë, jo partitë politike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat