Qeveria e Kosovës: Lirimi i Haradinajt, fitore e drejtësisë ndaj shtetit serb

Politika

Qeveria e Kosovës: Lirimi i Haradinajt, fitore e drejtësisë ndaj shtetit serb

Nga: P.R Më: 27 prill 2017 Në ora: 10:30
Selia e Qeverisë së Kosovës

Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes një komunikate për media, ka përshëndetur vendimin e autoriteteve gjyqësore franceze për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Duke vlerësuar se fletarrestet serbe mbi bazën e të cilave është ndaluar z. Haradinaj janë të paligjshme dhe të padrejta, Qeveria e Kosovës konsideron se vendimi i Gjykatës Franceze është konfirmim se e drejta është në anën e z.Haradinaj dhe se fletarrestet serbe kundër tij dhe luftëtarëve tjerë të UÇK-së janë politike dhe kanë synime të ulëta”, thuhet në reagimin e Qeverisë, përcjellë “Bota sot”.

Më tej në komunikatë, thuhet se këtë fitore të drejtësisë mbi përpjekjet manipuluese të shtetit serb.

“Duke përgëzuar qytetarët e Kosovës për këtë fitore të drejtësisë mbi përpjekjet manipuluese të shtetit serb, Qeveria e Kosovës shpreh përkushtimin e saj të mëtejshëm për të bërë çdo përpjekje për të pamundësuar forma të tilla të keqpërdorimit të drejtësisë nga ana e Serbisë, në të ardhmen”, përfundon komunikata e qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat