Pal Lekaj e quan lojë politike procedimin e Demarkacionit në Kuvend

Politika

Pal Lekaj e quan lojë politike procedimin e Demarkacionit në Kuvend

Më: 28 prill 2017 Në ora: 18:26
Pal Lekaj

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj e ka cilësuar lojë politike procedimin e mundshëm të Demarkacionit në Kuvendin e Kosovës.

Lekaj ka thënë se dërgimi i këtij projektligji në Kuvend, është vetëm për të harxhuar kohë dhe sipas tij nuk ka asgjë serioze.

“Sa i përket procedimit të Demarkaciont në Kuvend janë vetëm fjalë për të harxhuar kohë, dhe jo që ka diçka serioze, pasi deputetët nuk e ka ndryshuar vendimin dhe sidomos opozita”, ka thënë shefi i grupit parlamentar të AAK-së.

Ai më tutje është shprehur i bindur se çështja e shenjëzimit të kufirit me Malin e Zi, nuk do të kalojë në Kuvendin e Kosovës.

“Në këtë drejtim këto janë më tepër lojëra politike, dhe as që shpresoj se Demarkacioni do të kalojë në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Pal Lekaj.

Këshilltari i Kryeministrit, Faton Abdullahu sot e ka konfirmuar se Qeveria do ta procedojë Demarkacionin në Kuvend gjatë javës së ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat