Bajram Gecaj reagon ‘ashpër’ ndaj Donika Kadaj-Bujupit

Politika

Bajram Gecaj reagon ‘ashpër’ ndaj Donika Kadaj-Bujupit

Nga: G.B Më: 29 prill 2017 Në ora: 09:09
Bajram Gecaj

Bajram Gecaj, këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa ka reaguar ndaj deklaratave të deputetes së VV-së, Donika Kadaj Bujupi, e cila thënë se qeveria bën kompromis me serbët për sjelljen e demarkacionit ne Kuvend, përcjell “Bota sot”.

Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se opozita që nga fillimi ka keqpërdorur ndjenjat nacionale dhe shpreson që deputetët e pozitës të mos bien pre e tyre.

Postimi i plotë:

Donika Kadaj-Bujupi: “Në momentin që e sjellin demarkacionin, ata bëjnë kompromise me Listën Serbe dhe në këtë formë e sjellin edhe Serbinë në Kosovë”.

Arma e vetme e opozitës që nga fillimi i këtij mandati ka qenë keqpërdorimi flagrant i ndjenjave nacionale, dhe atë në mënyrën më primitive dhe më të pasinqertë të mundshme. Të shpresojmë dhe besojmë se deputetët e pozitës, posaçërisht bashkëpartiakët e mi, nuk do të bijnë pre e këtyre lojërave sa të ndyra aq edhe të pandershme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat