Frika nga Gjykata Speciale, kush janë personat që kanë kontaktuar Tomë Gashin dhe avokatin e njohur ndërkombëtar?

Politika

Frika nga Gjykata Speciale, kush janë personat që kanë kontaktuar Tomë Gashin dhe avokatin e njohur ndërkombëtar?

Nga: P.R Më: 1 maj 2017 Në ora: 20:18
Tomë Gashi dhe Gregor D.Guy Smith

Gregor D.Guy Smith, avokat i njohur ndërkombëtar, në një intervistë për mediat vendore gjatë ditës së sotme, duke folur për akuzat dhe emrat e mundshëm të të akuzuarve nga Gjykata Speciale, ka thënë se ka biseduar me një numër të personave të cilët pritën të akuzohen, por ai nuk ka përmendur ndonjë emër të veçantë.

Ai ka treguar që ka punuar së bashku me avokatin e njohur shqiptar, Tomë Gashin.

“Unë kam punuar me Tomë Gashin, kemi qenë një ekip për një periudhë të gjatë kohore dhe nuk kemi punuar vetëm në Prishtinë, por edhe në Hagë dhe po ashtu kemi një zyre në San Francisko. Sa i përket pyetjes së nëse na kanë kontaktuar, po na kanë kontaktuar. Një çështje e drejtë e interesit është se kush do akuzohet, cilat do të jenë ato akuza dhe si do të vazhdojnë këto raste. Nuk mund të përmend se më kënd kemi biseduar specifikisht, por kemi biseduar me një numër të madh të palëve. Ne kemi qenë pjesë e çdo rasti në Kosovë që kanë pasur të bëjnë me ish-pjesëtarët e UÇK-së“, ka deklaruar Smith.

Po ashtu, të njëjtën gjë, sikur e tha Smith, e kishte konfirmuar kohë më parë edhe avokati Gashi, i cili kishte thënë se është kontaktuar nga njerëz të cilët pritën të akuzohen nga Gjykata Speciale.

“Unë punoj së bashku me dy avokat amerikan Gregor Guy Smith dhe Colleen Rohan në Prishtine dhe në Hagë. Kemi pas kontakte me zyrtare të lartë, që potencialisht mund të akuzohen në këtë Gjykatë, por emrat e tyre nuk mund t`i bëjmë publik. Ne nuk e dimë se kush mund të akuzohet në Gjykatën Specelale nga lidershipi i PDK-së, këtë e din vetëm kryeprokurori z.Schwiedeman”, kishtë thënë avokati i njohur, Tomë Gashi, përcjellë “Bota sot”.

Ndërsa, kohë më parë, ishte Milaim Zeka, ai i cili kishte publikuar një listë të personave që sipas tij do të akuzohen nga Gjykata Speciale.

“Burime tona të informacionit, na bëjnë me dije se, lista e cila është përpiluar ndaj atyre të cilët do të akuzohen për krime lufte, është mbajtur top sekret, nga të gjithë vendorët, po edhe ndërkombëtarët, për arsyen e vetme, se duke u nisur nga eksperiencat e hidhura të së kaluarës, askush nuk donte që ky proces të dështoj. Kështu që njeriu nr .1, i cili do te akuzohet, nën dyshimet se ka kryer krime të luftës është: Agim Çeku, Azem Syla, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Xhavit Haliti, Shaip Muja, Ajvaz Berisha, Daut Haradinaj, Blerim Kuqi, Lahi Ibrahimaj, Rexhep Selimi, Fatmir Limaj, Bislim Zyrapi”, kishte shkruar Zeka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat