“Thaçi-Veseli, tentojnë të manipulojnë Gjykatën Speciale”

Politika

“Thaçi-Veseli, tentojnë të manipulojnë Gjykatën Speciale”

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 7 maj 2017 Në ora: 17:47
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

“Tani në këtë moment kur e kanë vërejtur,  se janë ndër të parët që pritet të ngrihen aktakuza kundër tyre, po bëjnë përpjekje pareshtur,  për ta mbrojtur veten.  I  kanë ra në qafë Kosovës, po duan pa u hamendur fare të shkatërrojnë çdo gjë, dihet me qëllimin e vetëm, t`i fusin në zgjedhje, e pastaj me ankimime e mospranime, sikur tashmë jemi të mësuar me zgjedhjet e vitit 2014, të tentojnë ta destabilizojnë shtetin tonë. Qëllimi  dihet se duan që të krijojnë anarki, këtë e kanë në projektin e tyre, që ta pamundësojnë Gjykatën Speciale të zhvillojë veprimtarinë e sajë të papenguar në Kosovë”, ka thënë Ajet Avdyli.

“Misioni i ri”, ishte titulluar slogani i Partisë Demokratike të Kosovës gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2014. Me këtë slogan, Hashim Thaçi, atëherë në postin e të parit të PDK-së, kishte marrë afër vetes njerëz të profileve të ndryshme e po ashtu PDK-ja kishte dalë e para në zgjedhje.

Tani që Thaçi më nuk është kryetar i PDK-së, një “Fillim të ri”, për këtë parti e ka nisur Kryetari aktual Kadri Veseli.   Ka disa muaj që Kadri Veseli, ka nisur një para-fushatë zgjedhore duke treguar programin me të cilin synon të marr postin e Kryeministrit. 

Ndryshimi i “Misionit të Ri” i Hashim Thaçit me “Fillimin e Ri” të Kadri Veselit, po vlerësohet si një përplasje ndërmjet këtyre të dyve për të marrë meritat si lidership i PDK –së. Gjithashtu,  analistët vlerësojnë se “Fillimi i ri” i Veselit, ka të bëjë me pastrimin e PDK-së, nga Gjykata Speciale.

Për njohësin e çështjeve politike Ismet Haziri, PDK nga brenda ka një shqetësim të paparë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat