Policia në merimangat e politikës

Politika

Policia në merimangat e politikës

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 8 maj 2017 Në ora: 17:51
Policia e Kosovës

Nuk ka sektorë jetik që në Kosovë nuk është politizuar. Duke filluar nga shoqëria civile apo edhe nga institucione që ligjërisht njihen si të pavarura, është e pamundur që të mos jenë përfshirë nga merimangat e politikës. Së fundmi institucioni i Policisë, është kthyer në ping pong nga drejtuesit e këtij institucionit si dhe nga Lëvizja Vetëvendosje. Kjo e fundit e ka akuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë me emër dhe mbiemër eprorin e policisë, që sipas tyre ka të bëjë më kërcënimet ndaj Dardan Molliqajt. 

Deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu ka njoftuar, se sekretari organizativ Dardan Molliqaj sërish është kërcënuar nga vëllai i drejtorit të operacioneve, Rashit Qalaj. Sipas saj, ky kërcënim ishte shumë më serioz sesa kërcënimi që kishte ndodhur më 21 mars të këtij viti. Ndërkaq, zyrtari policor Rashit Qalaj, ka mohuar të ketë dijeni për kërcënimin e pretenduar. Akuzat dhe kundërakuzat natyrisht, që nëse pretendojmë për një shtet ligjor duhet të hetohen, por më i rëndë është fakti, që një institucion i cili konsiderohet në shërbim të qytetarëve, të bëhet objekt akuzash për shkaqe politike.  

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat