Nisma e dështuar e Presidentit Thaçi!

Politika

Nisma e dështuar e Presidentit Thaçi!

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 11 maj 2017 Në ora: 08:11
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi

Imazhi i kreut të shtetit përfundoi me dështime që nga iniciativa e lansuar  nga marrja e pozitës së presidentit. Me këtë dështuan edhe të gjitha iniciativat dhe nismat legjislative të zyrës së Presidentit të vendit. 

Shuplakën e fundit Presidenti Hashim Thaçi e mori me refuzimin për përpjekjen skandaloz të Kodit Penal të Kosovës, ku refuzua zyrtarisht edhe nga Ministria e Drejtësisë pas kundërshtimit të  ashpër të opinionit publik.

Kështu vlerësojnë analistët politikë. Analisti politik Skender Zogaj ka vlerësuar, se kandidatura e Hashim Thaçit për President të Kosovës, është bërë në kushte e rrethana specifike dhe me qëllim të zbutjes kapërcimit të krizës në të cilën u ndodh Kosova. 

Image
Analisti politik Skender Zogaj

“Hashim Thaçi ka qenë tepër insistues për iniciativa ndërhyrëse personale, jo të menduara mirë, kështu që, dështimet kanë qenë të pritshme, sidomos tek nismat legjislative, të cilat kanë kapërcyer përgjegjësinë presidenciale duke prekur Kodin Penal të Kosovës.   

Përpjekja për imponimin e diktatit presidencial me disa ekstra iniciativa, e kanë cënuar autoritetin e institucioneve përgjegjëse, nga të cilat është dashur të iniciohen dhe përpunohen nismat legjislative, e pastaj këto të miratohen edhe nga zyra e Presidentit të Kosovës, e cila do ta filtronte standartin demokratik, të një Presidenti mbipartiak, e jo kështu, të insistojë deri në masën që të refuzohet zyrtarisht nga Ministria e Drejtësisë”, ka thënë analisti politik Zogaj.

Image
Njohësi i çështjeve politike Artur Roshi

Presidenti duhet të respektojë Kushtetutën

Njohësi i çështjeve politike Artur Roshi, ka thënë Presidenti Thaçi ende nuk e ka idenë se iniciativa të ndryshme ligjore nuk i takojnë atij, por Qeverisë. Sipas tij, Presidenti qëndron mbi palët dhe mund të inkurajojë nisma te ndryshme me karakter kombëtar të Qeverisë.  “Kosova është Republikë parlamentare dhe jo presidenciale. Detyra e tij është të respektojë kushtetutën. Presidenti nuk ka program qeverisës për të realizuar. Edhe në raste të veçanta kur dëshiron nuk i realizon dot pa dakortësinë në fillim të palëve politike(mazhorancë -opozitë). Imazhi i z.Thaçi nuk është bashkues, por,  kalimtarë për një President tranzicioni në një shoqëri në konsolidim e sipër. Kur Presidenti merr inisiativa për të ndërruar kodin penal, po qeveria çfarë duhet të bëjë”, ka thënë Roshi.

Image
Njohës i çështjeve juridike Muhamet Kelmendi

Kurse, njohës i çështjeve juridike Muhamet Kelmendi ka vlerësuar,  se dështimet e një pasnjëshme të z. Thaçi, si President kanë filluar që në momentin e votimit.

Sipas tij, aty është shkuar nga rruga e imponimit të vullnetit të Isa Mustafës dhe të Hashim Thaçit, për të votuar në kundërshtim me pikëpamjet e çdo deputeti. 

“Ky imponim vazhdojë me një izolim të plotë në skenën politike rajonale, evropiane dhe në botë të Thaçit si president. Dhe duke u izoluar kështu, si dhe me këshilltarët e paaftë, për të mos thënë analfabet dhe injorant në politikë, doli Thaçi me iniciativa që nuk duhet të kishin ardhur nga ai. Po i gjendur në izolim u bënë disa veprime kryesisht të dëmshme për vendin tonë dhe vetë pozitën kushtetuese që  e ka presidenca.Të kujtojmë këtu vizitën tek të përmendorët çetnike të serbëve. Vazhdojë kjo me Komisionin për të vërtetën dhe pajtimin që kryesisht është veprim i një grupi të njerëzve të dështuar. Çdo kush e di të vërtetën në Kosovë. Për atë të vërtetë është edhe intervenimi i NATO-s dhe i SHBA-së. Pra, veprim kundër çdo vendimi të njohur dhe sikurse kjo mos të mjaftonte, u krijua një komision për ndërrimet e ligjit të votimit, duke u përcjellë me projektligjin për themelimin e ushtrisë dhe tash të projektit të Kodit Penal dhe pse u refuzuan këto tashmë veç dihet”, ka thënë Kelmendi. 

Ai ka vlerësuar, se ndërrimet ligjore në ligjin mbi zgjedhje i bën Kuvendi dhe këtë është dashur të kërkojë Presidenti , por jo edhe të krijojë grup punues, që nuk ka bazë politike, ndonëse ligjore ka. “Presidenti doli me projekt për ushtri, por në fund e pamë se si u tërheqë në mënyrë shumë të gabuar.  Me projektigjin për Kodin Penal ai e dha kulmin e një njeriut të sëmurë, sepse në projekt i futi në vepër penale, që sipas tij, shpifjet kundër presidentit do të shkojnë më dënim deri në 5 vjet.Në këtë anë është shumë i qartë dështimi i Thaçit dhe u bë mirë pse dështoi, ngase në të kundërtën do të krijoheshin veprime juridike ligjore tepër anti-demokratike dhe të dëmshme”, ka thënë Kelmendi.

Image
Analisti polik Rexhep Shahu

Imazhi i Presidentit kalimtarë

Analisti polik Rexhep Shahu, ka thënë se Presidenti Thaçi ende nuk e ka idenë se iniciativa të ndryshme ligjore nuk i takojnë atij, por Qeverisë.  Sipas tij, Presidenti qëndron mbi palët dhe mund të inkurajojë nisma të ndryshme me karakter kombëtar të Qeverisë.

“Kosova është Republikë parlamentare dhe jo presidenciale, prandaj detyra e tij është të respektojë Kushtetutën. Presidenti nuk ka program qeverisës për të realizuar. Edhe në raste të veçanta kur dëshiron nuk i realizon dot pa dakortësinë në fillim të palëve politike(mazhorancë -opozitë). Imazhi i z.Thaçi nuk është bashkues, por kalimtarë për një President tranzicioni në një shoqëri në konsolidim e sipër. Kur Presidenti merr iniciativa për të ndërruar kodin penal,po qeveria çfarë duhet të bëjë?”, ka pyetur analisti politik Rexhep Shahu. 

Image
Analisti politik Fadil Lepaja

Ndryshe analisti politik Fadil Lepaja ka thënë, se z.Thaçi është kujdesur të rrënojë imazhin e vet qysh herët, duke u përpjekur t’i imponojë qytetarëve të Kosovës vullnetin e grupeve të interesit, vendore apo ndërkombëtare, duke mbajtur pushtetin me intriga dhe skandale të vazhdueshme. 

Ai ka thënë, se e gjithë kjo vjen, duke bllokuar drejtësinë të luftojë krimin dhe korrupsionin, duke privatizuar gjithçka që pati mundësi, dhe duke i shndërruar ata në pronarë të Kosovës.  “Të gjitha krizat që krijohen në këtë vend dhe të cilat nuk e kanë adresën në Beograd, atëherë me siguri janë përpjekje e klanit të tij për të mos u përballë me drejtësinë dhe për të përvetësuar edhe më shumë nga pasuria publike”, ka thënë Lepaja.

Ndërsa, analisti politik Blerim Burjani ka thënë, se të gjitha iniciativat e Thaçit vijnë si një president partiak, pa marrë parasysh se ai nuk është më kryetar i PDK-së. Ai ka deklaruar, se të gjithë e dinë  botërisht se ky është lider i PDK-së dhe se Kosova nuk ka president konsensual,  por ka president partiak. 

“Presidenti Thaçi iniciativat i merr duke bashkëpunuar me partinë, me rezorët që udhëhiqen nga partia etj. Pra të gjitha iniciativat dështojnë për shkak, se opozita e di se nuk është president i vendit në kuptimin e ofrimit të unitetit, prandaj ky president do të jetë i izoluar plotësisht nga nga selia opozitë në shtet edhe në të ardhmen përpjekjet për të bërë ndryshimin e kodit penal. Pastaj dështimi në reformën zgjedhore dhe shumë dështime e kanë përcjellë këtë President, i cili është më tepër formal, sesa një president i denjë. Thaçi është një president pa staf profesional , autoritar, shpërfillës i intelegjencës së shtetit , dhe një njeri që nuk bashkëpunon me botën akadmike dhe me njerëz të përgatitur për tema shtetërore”, ka thënë Burjani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat