Përse nuk e mbajtën fjalën Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli?

Politika

Përse nuk e mbajtën fjalën Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli?

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 11 maj 2017 Në ora: 16:58
Thaçi dhe Veseli

Pas rënies së Qeverisë dhe shpërbërjes së Kuvendit, mëngjesin e të enjtes përfaqësuesit e partive politike,përveç LDK –së,  janë takuar me  Presidentin Hashim Thaçi, për të caktuar datën e zgjedhjeve. Zyrtarisht u konfirmua, se presidenti Thaçi, u tha të pranishmëve se datat e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve, sipas Kushtetutës së vendit janë 11 dhe 18 qershori.

Mirëpo mbajtja e zgjedhjeve, në mungesë të reformës zgjedhore pritet të përsëritë gabimet dhe skandalet e zgjedhjeve të mëparshme. Në fakt reforma zgjedhore është bllokuar dhe mbajtur peng nga vetë partitë politike, pasi iu shkojnë për shtat zgjedhjet në mjegull.

Rikujtojmë, se në prag të zgjedhjeve komunale në Drenas, Presidenti Hashim Thaçi pati folur për reformën zgjedhore. Më pas edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, pati deklaruar se deri në fund të dhjetorit të vitit 2016 do të përfundonte reforma zgjedhore. 

Kreu i PDK-së, në një intervistë për  mediat në vend, pati ka deklaruar se reforma zgjedhore është e domosdoshme, në mënyrë që të prodhohen zgjedhje më të mira në Kosovë, madje pati përmendur  edhe disa propozime konkrete, se si mund të avancohet procesi zgjedhor, përmes reformës. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat