“Jakup Krasniqi, bishti i Hashim Thaçit, e kryhajni i Fondit Vendlindja Thërret”

Politika

“Jakup Krasniqi, bishti i Hashim Thaçit, e kryhajni i Fondit Vendlindja Thërret”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 12 maj 2017 Në ora: 11:24
Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi

Njohësi i çështjeve politike Ajet Avdyli, ka drejtuar akuza ndaj Jakup Krasniqit, duke thënë se ai është bishti i Hashim Thaçit, e kryhajni i Fondit Vendlindja Thërret, duke akuzuar se lartë të përmendurit janë  banditë e kryebandit të cilët të gjithë Fondin Vendlindja Thërret e shfrytëzuan për nevoja personale, për vetën e tyre e për familjet e tyre.

Sipas tij, të tillët sot marrin guximin të nxjerrin dhëmbët para opinionit, e të trumbetojnë për të tjerët se ata apo këta janë keqpërdorues e përfitues të Fondit të 3%.

“Një zyrtari i lartë i Nisma Jakup Krasniqi, bosi e krybosi i keqpërdorimit të Fondit Vendlindja Thërret paska marrë guxim të ç`krep me dhëmbët e tij. E çuditshme në këtë kohë, si të themi të pa kohë, kur e kemi një situatë të brisht në gjithë Ballkanin, Jakup Krasniqi, i cili dihet ka qenë dhe është kryehajni, me hajnat e tjerë si Hashim Thaçi , Kadri Veseli, Xhavit dhe Azem Syla. Ky kryehajn e matrapaz i kohës së luftës, por edhe pas saj, merr guximin të thotë të pavërteta, të merret me gënjeshtra për të cilat opinioni i gjerë i dinë të gjitha. Fondi i 3% është Fondi i Lirisë së Kosovës, Fondi i cili e ka mbajt gjallë jetën në Kosovë, dihet, është shpenzuar për Arsim, për Shëndetësi, për raste sociale, për luftë dhe për të gjitha poret e jetës në Kosovë. Të gjitha fondet, që kanë qenë të organizuara nga LDK-ja, por edhe Fondi i 3%, kanë qenë Fondet më të organizuara, me një transparencë të plotë, si ndaj vendorëve, kjo i bie ndaj vendeve ku janë organizuar , por edhe kanë pas mbikëqyrje të plotë institucionale nga ana e Qeverisë së atëhershme të Kosovës”, është shprehur Avdyli.

Image
Ajet Avdyli

Sipas tij,  LDK-ja e Qeveria e atëhershme iu kanë bërë të ditur grupeve mafioze, të Jakup Krasniqit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe të tjerëve se si menaxhohen fondet, por edhe si punohet e si ndërtohet kultura e shtetit në periudha të caktuar, të përpjekjeve për liri dhe për bërjen e shtetit.

“Duhet ta dijë Jakup Krasniqi se për Fondin e 3% është raportuar në Kuvendin e Kosovës, dhe ata që kanë qenë në perendim, e kanë derdhë djersën e tyre pikërisht në këto fonde. Ata të cilët derdhën para në këto fonde pra e dinë më së miri se si kanë vajtur punët, si janë organizua, por edhe si ka qenë transparenca, të cilat janë organizuar me konto në banka. Dhe për më shumë të gjitha janë paguar përmes pagesave bankare e jo të tubuara nëpër tubimet e bashkatdhetarëve, siç kanë vepruar me Fondin Vendlindja Thërret, ku marksistët-leninistë, gjeparosh kanë ngarend derë më derë, me shantazhe e kërcënime u kanë marrë mjetet mërgimtarëve dhe i kanë futur në xhepat e tyre. Pra gjysma e tyre këto para i kanë shpenzuar për vetën e tyre, kurse pjesën tjetër iu kanë dërguar në Kosovë, te Jakupi, te Hashimi e Kadriu të cilët janë bërë milioner brenda natës, të pasuruar nga djersa e dikujt tjetër. A e mban mend Jakup Krasniqi, se para luftës udhëtonte me biçikletë nga Drenasi deri në Prishtinë, e tani, jeton në Prishtinë, të gjithë qytetarët e dinë pallatin e Jakupit, si dhe nga e ku e morri këtë kapital që e bëri këtë shtëpi banimi Jakup Krasniqi”, ka thënë Avdyli./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat