Kadri Veseli “sulmoi” Kuvendin me gaz lotsjellës?!

Politika

Kadri Veseli “sulmoi” Kuvendin me gaz lotsjellës?!

Arbnore Zhushi Nga Arbnore Zhushi Më 12 maj 2017 Në ora: 16:19
Gazi lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, foto arkiv

"Kadri Veseli i ka kordinuar veprimet e tij me ato të Vetëvendosjes gjatë kohës sa Vetëvendosje ka hedhur gaz në Kuvend, si dhe i ka dhënë hapësirë të pakufizuar kësaj partie, duke i krijuar favore të mëdha dhe të veçanta. Prandaj, Ismajl Kurteshi nuk duhet të japë këso deklaratash të pamatura e të papjekura", ka thënë deputeti Adem Salihaj.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi duke folur për ish-koalicionin qeverisës LDK-PDK, ka thënë se gazi lotsjellës nuk e ka penguar Qeverinë,  që ta luftojë korrupsionin, por ka penguar një të keqe të madhe për këtë vend.  Ai iu është kundërpërgjigur akuzave, se kryetari i PDK-së Kadri Veseli, ka ndikim tek Lëvizja Vetëvendosje, duke thënë se ndikimi i këtij të fundit është tek LDK-ja e jo tek lëvizja e tij.  “Kadri Veseli mund të ketë ndikim në LDK, por jo në Lëvizjen Vetëvendosje. Qëndrimi i PDK-së për Demarkacionin do të thotë që ka hequr dorë nga ratifikimi”, ka deklaruar deputeti Kurteshi.

I pyetur nga gazeta “Bota sot”, se cili mund të jetë ndikimi i Veselit tek ish-partneri i tij qeverisës, Kurteshi ka thënë se ndikimi i tij është parë në praktikë.  

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Shtunën dhe të Dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat