Nervozohet keq Lutfi Haziri: Ja si reagon kur u pyet nëse Naser Osmani do të jetë në listë të LDK-së!

Politika

Nervozohet keq Lutfi Haziri: Ja si reagon kur u pyet nëse Naser Osmani do të jetë në listë të LDK-së!

Më: 12 maj 2017 Në ora: 20:56
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar ashpër në pyetjen nëse në listën zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të përfshihen njerëz me aktakuza, e sidomos Naser Osmani.

Ai në një lidhje të drejtëpërdrejt në emisionin “Imazh” në RTK kur u pyet nëse do të jetë apo jo Naser Osmani në listë, ka ngritur tonin, duke kërkuar nga gazetari i RTK-së që të jetë i drejtë për të gjitha partitë, pa dhënë ndonjë përgjigje konkrete.

“Të paktën njëherë duhet të bëheni të drejtë. Jo vetëm ndaj LDK-së të ketë tendenca të tilla. Ju e dini se LDK nuk mund të krahasohet me partitë tjera që kanë njerëz me probleme me ligjin”, tha Haziri, derisa drejtuesi i emisionit insistoj se pyetje konkrete u ka bërë edhe përfaqësuesve të partive tjera.

Ndërkohë, edhe nga PDK e AAK kanë premtu se nuk do të ketë në listat e tyre njerëz me aktakuza.Ndërkohë, analistët politik që ishin të ftuar në këtë emision, kanë thënë se edhe në këto zgjedhje partitë nuk do të mund t’i pastrojnë listat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat