PDK-ja, po kamuflon AAK-në e Nismën për të bllokuar Specialen

Politika

PDK-ja, po kamuflon AAK-në e Nismën për të bllokuar Specialen

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 14 maj 2017 Në ora: 16:23
Selia e Gjykates Speciale

“PDK, janë ata që kanë probleme me ligjin.  Gjithsesi se në kokat e tyre qarkullon mendimi se pas zgjedhjeve, nëse krijohet një Qeveri e cila do të jetë me PDK, AAK, e Nisma sigurisht se do të provojnë,  që ta rikthejnë Ligjin për Gjykatën Speciale. Por, këtu e kanë problem, sepse ne akoma a kemi shtetin tonë të pakompletuar. I  kemi 5 shtete që nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, tani Kosova akoma nuk është anëtare e Këshillit të Sigurimi”, ka thënë Ajet Avdyli.

Diskutimi për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale, mbeti në gjysmë për shkak të votimit të mocionit për rrëzimin e Qeverisë.  Disa javë para votimit të mocionit, deputetët e PDK-së kishin mbledhur nënshkrimet e nevojshme që diskutimin e ligjit për Gjykatën Speciale, që ta fusnin  si rend dite në seancë plenare. Megjithëkëtë, kryesia e Kuvendit të Kosovës, nuk e pati proceduar këtë çështje.   

Njëri nga iniciatorët e ndryshimit të ligjit për Specialen, tashmë ish deputeti Nait Hasani, kishte deklaruar për gazetën “Bota sot”, se ishte në pritje që Kryesia ta procedonte këtë ligj në seancë.  “Po pres  tash nga kryesia. Ata me duket po frikësohen që ta procedojnë për seance. Nga miqtë ndërkombëtar”, është shprehur, më herët  ai.   Por, ish deputeti Hasani nuk është përgjigjur për gazetën lidhur me atë se çka ka nënkuptuar kur ka përmendur frikën nga ndërkombëtarët.

Avokati Adrian Gjoshi, duke komentuar këtë deklaratë të ish deputetit Hasani ka thënë për gazetën “Bota sot”, se në Kosovë kanë qenë të rrallë anëtarët e subjekteve politike, të cilët kanë dalë kundër qëndrimeve të subjekteve të tyre e aq më rrallë, ndaj qëndrimeve të partnerëve strategjik ndërkombëtarë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat