Partitë politike, nisin “peshkimin”, zyrtarë parazgjedhorë

Politika

Partitë politike, nisin “peshkimin”, zyrtarë parazgjedhorë

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 14 maj 2017 Në ora: 16:36
Foto ilustrim

Rifreskimi i partive politike me kuadro të rinj dhe me njerëz që kanë një të kaluar të pastër, do të ishte një shpresë për Kosovës. Edhe tërheqja e atyre që e konsiderojnë veten “sulltanë”  të partive, do të  përbënte një ndryshim të madh në demokratizimin e forcave politike e për pasojë do të sillte ndryshim pozitiv në të gjithë skenën politike. Është  e nevojshme që partitë politike të kenë demokraci të brendshme, në mënyrë  që shqetësimet dhe  problemet  e shoqërisë të gjejnë vend në debatin dhe  politikat  e tyre.

Pasi pretendohet, se partitë politike luajnë rolin e një ure lidhëse në mes të shoqërisë apo një grupi shoqëror dhe politikës. Merkatoja  e re politike,  që ka startuar në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duket  se po ndez  dritën jeshile për  të ardhmen e skenës politike në Kosovë.

Aderimi në politikë i mjaft figurave shoqërore me ndikim në opinion dhe për më tepër me një të kaluar të pastër, është një tregues se partitë politike brenda tyre, po pranojnë reformimin, gjë të cilën e ka pasur tejet të vështirë më herët.

Opinioni publik, se cilën prej partive politike e ka parë si sinonim të disa figurave, apo të një grupi të njëjtë njerëzish, ndërkaq që kohërat në çdo aspekt kanë ndryshuar. Nga e gjithë merkatoja politike parazgjedhore që po zhvillohet me “peshkimin” e   njerëzve, që deri më tani janë vlerësuar nga opinion, ajo që vlen të evidentohet është hapi i ndërmarrë nga kreu  LDK –së Isa Mustafa, i cili ka preferuar t’u hapë rrugë të rinjve të LDK –së, në zgjedhjet që vijnë por edhe më tej.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat