Fisniku i VV-së: Do t'i fitojmë zgjedhjet siç bëmë në Prishtinë më 2013.

Politika

Fisniku i VV-së: Do t'i fitojmë zgjedhjet siç bëmë në Prishtinë më 2013.

Nga: A.Zh Më: 15 maj 2017 Në ora: 17:03
Fisnik Ismaili

Fisnik Ismaili nga Lëvizja Vetëvendosje, ka paralajmëruar përkrahësit e tij se gjatë këtyre ditëve të fushatës parazgjedhore, politikanët do t’i “lodhin” ata.

Në postimin e tij në Facebook, Ismaili është shprehur optimist se Lëvizja Vetëvendosje do të kalojë garën me sukses, siç ka bërë në Prishtinë në vitin 2013, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Të dashtun miq e dashamirë,

Sot, mbas katër javësh ka me u dijtë fituesi i zgjedhjeve në Kosovë. Për qet kohë kemi me ju lodhë, e di.

Po ju dëshiroj durim, edhe po shpresoj se qet garë e kalojmë bashkë me plot dashni, pozitivitet edhe, mbi të gjitha, shpresë që rezulton me një fitore e gëzim, sikur ajo në Prishtinë më 2013./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat